14:08 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Deklarata e fortë e Braçes: Meta president, pjesë e marrëveshjes së prillit të 2013-ës

08:59 | 05/07/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“30% e të rinjve as në shkollë as në punë”, pas premtimit 300.000 të punësuar, Braçe: 220.000 vende mandatin tjetër

Deputeti Erion Braçe ka treguar ditën e djeshme një detaj jo pak të rëndësishëm. Për “Report TV” Braçe ka treguar se se zgjedhja e Metës si president ka qenë pjesë e marrëveshjes së prillit të vitit 2013. 

“Në këtë marrëdhënie ka vetëm një pale jo korrekte, nuk është PS. Pala korrekte është pikërisht PS-ja. I ka qëndruar korrekte marrëveshjes së prillit 2013 dhe marrëveshjes së presidentit. Ka qenë pjesë e marrëveshjes zgjedhja e Ilir Metës President. I kemi qëndruar korrekt deri në votën e fundit, ashtu si çdo pjese të marrëveshjes së prillit 2013. I kemi qëndruar me korrektësi maksimale. Në sallën e Kuvendit kemi treguar përgjegjshmëri maksimale. Jemi sjellë në mënyrë korrekte jo vetëm atë në ditë në seancë, por edhe pas seancës. Sjellja e presidentit të zgjedhur ka qenë thuajse në çdo parametër tej Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Nga mënyra si u përfshi në fushatën elektorale, mënyrën si presidenti theu çdo precedent të mëparshëm me përjashtim të precedentit binjak të krijuar nga Sali Berisha deri tek thirrjet e tij të papranueshme përtej Kushtetutës, apo sjellja e tij dy ditë më pas, një javë më pas, përtej çdo caku Kushtetues kur shkoi  në një zonë me eskortën e tij se do vendoste rregullin në atë zonë. Unë pres që Presidenti në pikëpamjen time të kërkojë ndjesë. Të rikuperojë gjithçka që ka shkatërruar, me vullnet të Kushtetutës dhe në kornizat kushtetuese”, u shpreh Braçe.

Sjellim në vëmendje që mbështetës të Partisë Socialiste kanë komentuar kohët e fundit mundësinë e pengesave ligjore për ceremoninë e betimit të Presidentit të ri të Republikës, Ilir Meta. Kuvendi është thirrur me dekret të Presidentit në detyrë, Bujar Nishanit, për t’u mbledhur më datën 24 korrik për ceremoninë e betimit të Presidentit të ri.

Theksojmë që ceremonia e betimit është një proces ligjor që nuk mund të pengohet nga pjesëmarrja ose jo e deputetëve të caktuar të Kuvendit.

Deputetët e Kuvendit e kanë detyrim kushtetues pjesëmarrjen në seancë, pasi e kanë zgjedhur me votë dhe duhet të respektojnë dekretin e Presidentit. Por edhe sikur një pjesë e tyre të mungojnë, kjo nuk e bën ceremoninë të pavlefshme sepse mjafton që në sallë të ketë edhe një prani minimale deputetësh.

Nga pikëpamja ligjore, të gjitha pretendimet e hedhura në media apo rrjete sociale nuk qëndrojnë, për sa kohë që proceduara parlamentare nuk paraqet asnjë pengesë për ceremoninë dhe pjesëmarrjen e ligjvënësve.

Burime nga stafi i Ilir Metës bëjnë të ditur se presidentit të zgjedhur i mjafton bashkëpunimi me kreun e shtetit Bujar Nishani për ceremoninë e betimit. Presidenti i ri betohet dhe merr detyrën më 24 korrik.(J.V/Shuplaka)  

 

Etiketa: erion bracemarreveshjametapresident
Pas

Mehmetaj kritikoi Ramën për mbledhjen me deputetët e PS-së në kryeministri, si përgjigjet Braçe

Para

Kryente vepra të turpshme me vajzën e tij të mitur dhe dhunonte bashkëshorten, ndalohet 36-vjeçari në Maliq

Para
Rreh barbarisht kunatën, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë

Kryente vepra të turpshme me vajzën e tij të mitur dhe dhunonte bashkëshorten, ndalohet 36-vjeçari në Maliq

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rama në ceremoninë e akordimit të çmimit “Karli i Madh” për presidenten e KE, Ursula von der Leyen

Berisha: Shkeljet janë flagrante, kurrë ne nuk do të ftonim diasporën të votonin me një postë që kalon nga Posta Shqiptare

Berisha: Pamjet tregojnë se vota e diasporës është në duart e patronazhistëve, të drejtuar nga Taulant Begajaris

Krimi ndërkombëtar/3 shqiptarë i dorëzohen drejtësisë italiane për drogë dhe armë

Berisha: Sipas OSBE-ODIHR, mediat kryesore të vendit të rreshtuara me qeverinë, po tentojnë të mbulojnë farsën e 11 majit

Kosove, biznesi në protestë/ Kundërshton liberalizimin e tregut të energjisë. Kurti: Koha e barrikadave ka mbaruar

Lufta në Gaza, sulmet izraelite vrasin 13 persona, mes tyre 3 fëmijë

Incidenti në zyrën elektorale te “Ali Demi”, arrestohet 24-vjeçari i shpallur në kërkim

“Shtëpia e barit” në Fier, prokuroria nis hetimet për pronarin dhe punonjësin e OSHEE-së

“Përqafime, shtrëngime duarsh e rrahje shpatullash”/ Socialistët dhe demokratët “urrehen” vetëm në seancë! Jashtë sallës së Kuvendit rigjejnë “dashurinë” (FOTO)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.