13:26 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Deklarata e fortë e Drejtorit të Burgjeve: Nuk kemi pranga as skanera. Uniforma e gardianit në kufijtë e mëshirës

08:57 | 19/09/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Deklarata e fortë e Drejtorit të Burgjeve: Nuk kemi pranga as skanera. Uniforma e gardianit në kufijtë e mëshirës

“Nuk ka pranga të mjaftueshme. Nuk ka skanera për të kontrolluar sende që nuk lejohen në futen në qeli. Çdo ditë bllokohen dhe kapen celularë. Uniforma e gardianit është në kufijtë e mëshirës. Paga dhe trajtimi financiar i gardianit është shumë më poshtë një polici të zakonshëm”.

Kështu është shprehur  Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Arben Çuko duke  vënë gishtin në plagë për gjithë sistemin penitenciar në Shqipëri. Në daljen e parë publike që pas emërimit një muaj e gjysmë në parë në këtë detyrë, Çuko lajmëron një reformë të thellë në burgje që do të çojë këtë institucion në parametrat e duhur.

I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Çuko deklaroi se kjo reformë do të nisë nga vettingu për administratën dhe stafin e gardianëve e deri te politikat për trajtimin e të burgosurve që përfundojnë me përgatitjen për rehabilitimin e tyre në shoqëri pas lirimit.

“Është e papranueshme që për të transportuar të dënuarit ne kemi përdorur edhe fasho plastike dhe ko situatë duhet të marrë fund”, tha Çuko. Nga ana tjetër ai shtoi se është një luftë e përhershme dhe e përjetshme mes sigurisë që ne afrojmë dhe asaj që kërkojnë të dënuarit.

“SHUMICA E TË BURGOSURVE JANË PËR DROGË”
Sipas Çukos, numri më i madh i personave për një vepër penale në burgje është i personave të arrestuar të hetuar dhe dënuar për kultivim të drogës dhe trafikut të tyre. Ai tha se nga 5284 persona që ndodhen aktualisht në 23 institucionet e rieduktimit, 1378 persona i përkasin kategorisë së aty që janë akuzuar dhe dënuar për këtë akuzë. Mes tyre janë 485 të dënuar dhe 893 ndodhen në paraburgim. Një rekord më vete shënon numri i personave që janë në qeli të dënuar me burgim të përjetshëm.

“Aktualisht 164 persona ndodhen në burgjet e sigurisë së lartë dhe duhet të kalojnë gjithë jetën në burgje të dënuar me vendimin ekstrem. Një tjetër vepër penale e përhapur për të cilën ndodhen në burgje janë ata që janë arrestuar dhe dënuar për vjedhje. Aktualisht janë më shumë se 800 persona që ndodhen në qeli për këtë vepër penale”, deklaroi Çuko. (J.V/Shuplaka)

 

Etiketa: Arben Cukodrejtor burgjesh
Pas

Astrit Patozi i jep njëherë e mirë përgjigje pyetjes nëse do të formojë parti të re

Para

Henri Çili sulmon Berishën: Dikur Universitetin tim e quanin të Argitës, mos mbro idetë e komunistit Artan Fuga

Para
Henri Çili sulmon Berishën: Dikur Universitetin tim e quanin të Argitës, mos mbro idetë e komunistit Artan Fuga

Henri Çili sulmon Berishën: Dikur Universitetin tim e quanin të Argitës, mos mbro idetë e komunistit Artan Fuga

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha: Qëllimi kryesor i Edi Ramës ishte t’i këpuste karrierën politike Salianjit, që ai të mos kandidonte më në parlament, se e kishte tmerr

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni policor i koduar “Blaze”.

Skandali me votat e diasporës/ Berisha publikon provat: DHL i dorëzoi zarfet pa asnjë firmë në zyrat e PS-së

Gjipe, vijon operacioni “Plazhi i lirë”: Procedohen 4 shtetas për zënien e hapësirave publike

Berisha: Zhurma për Thethin bëhet për të mbuluar gjëmën mjedisore në Elbasan dhe Vlorë! Prek Kodra do vriste Albin Kurtin, Rama merret me kontejnerët e tij

Berisha denoncon skandalin: Altin Troplini ka hapur çështje personale pa person, për problemin e Irena Gjokës

Berisha: Me urdhër të Edi Ramës dhe Uluzi Manjës, banditë me uniformë kanë ushtruar terror psikologjik ndaj Ilir Metës, sepse ai ka dhënë një intervistë në media

Lirimi i Salianjit/ Berisha: U dënua politikisht nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj, krerët e organizatës kriminale të narkoshtetit

Hapet Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Strugë

Kontrolle në kuadër të operacionit “Plazhi i lirë” në Golem: Lirohen hapësira publike të zëna pa leje

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.