00:12 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Deklarata e fortë e Erdogan: Tradhëtia bashkëshortore të bëhet e paligjshme

23:35 | 28/02/2018
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Deklarata e fortë e Erdogan: Tradhëtia bashkëshortore të bëhet e paligjshme

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan i ka bërë thirrje vendit të tij të konsiderojë tradhtinë bashkëshortore të paligjshme dhe tha se braktisja e propozimit për ta shpallur tradhtinë të paligjshme në 2004 ishte një gabim i madh, shkruan gazeta britanike “The Independent”.

“Mendoj se është koha e duhur për të diskutuar çështjen e tradhtisë bashkëshortore pasi shoqëria jonë është në një pozicion të ndryshëm për sa i përket vlerave morale” tha Erdogan për gazetarët pas një fjalimi në parlament në Ankara.

“Kjo është një çështje shumë e vjetër dhe duhet të diskutohet. Ka qenë në propozimet tona ligjore në vitin 2004 por në atë kohë ne ndërmorëm një hap në përputhje me kërkesat e BE-së, dhe bëmë një gabim të madh” shtoi lideri i Turqisë.

Turqia braktisi përpjekjet për të kriminalizuar tradhtinë bashkëshortore si pjesë e programit të saj drejt plotësimit të kritereve për anëtarësim në BE, që përfshinte ndryshime të mëdha në kodin penal të vendit, përfshirë zgjerimin e lirive individuale.

Sidoqoftë Presidenti turk tani shpreh keqardhje për të gjithë “procesin” e respektimit të kërkesave të Bashkimit Evropian.

“Duhet të them se në procesin për në BE ne bëmë një gabim. Tani duhet të vlerësojmë përgatitjen e legjislacionit rreth tradhtisë bashkëshortore dhe ndoshta ta konsiderojmë së bashku me çështjen e ngacmimeve dhe çështjet e tjera”, u shpreh Erdogan në Ankara.

Kriminalizimi i tradhtisë bashkëshortore ka qenë një subjekt debati në Turqi për shumë dekada.  Gjykata Kushtetuese e Turqisë ndryshoi ligjin e mëparshëm të tradhtisë në 1996, duke deklaruar se penalizonte gratë më shumë se burrat.

 

Etiketa: Erdohantradhetia bashkshortore
Pas

Shpërthen bombula e gazit, merr flakë apartamenti në Don Bosko

Para

Ditëlindja e Dr Florit, Aurela Gaçe dedikim prekës: Ti vete e shkrove se jeta shkon…

Para
Ditëlindja e Dr Florit, Aurela Gaçe dedikim prekës: Ti vete e shkrove se jeta shkon…

Ditëlindja e Dr Florit, Aurela Gaçe dedikim prekës: Ti vete e shkrove se jeta shkon...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Korporata e Investimeve Shqiptare autorizohet për rehabilitimin e “Asllan Rusit” dhe realizimin e projekteve në Elbasan

VKM/ Këshilli i Ministrave miraton vendimin për organizimin dhe funksionimin e policimit vullnetar

Katastrofë në Zvicër! Akullnaja “gllabëron” gjithë fshatin

Gonxhja- Biggs, firmoset marrëveshja për hartimin e Strategjisë Kombëtare të Ekonomisë Kreative

Rekord vizitorësh në maj, Kalaja e Gjirokastrës priti 30 mijë turistë

Rusia e gatshme për paqe? Trump: Do ta zbulojmë nëse po na mashtron…

Udhëtoi për Shqipëri, nëna shqiptare në Gjermani gjobitet se hoqi fëmijët nga shkolla

Tre persona akuzohen në Gjermani për spiunazh dhe komplot për vrasje

Dueli ndaj Serbisë, përgatitjet e Shqipërisë nisin në qetësinë e Durrësit

Zgjerimi i nismave humanitare, Zelensky takohet me pastorin amerikan Graham

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.