Gazetari i kronikës Flamur Vezaj përkujton 21 janarin e 6 viteve më parë. Nëpërmjet një postimi në Facebook ai rrëfen se si shumë të tjerë, edhe kolegu i tij Ened Janina hëngri “dru” nga forcat e policisë.
Sipas Vezajt, opozita e atëhershme dhe qeveria e sotme tallet çdo 21 janar me familjarët e viktimave. Ai i referohet premtimit të qeverisë për ta çuar çështjen për rihetim në Gjykatën e Strazburgut.
Postimi i Vezajt:
“Sot 6 vjet me pare, ne ora 20:10 min kam qene ne ambientet e QSUT-se duke vizituar kolegun Ened Janina, qe si shume kolege te tjere hengren dru apo me sakte shkopa gome nga forca te policise! Asnje person NUK MBAJTI PERGJEGJESI!
Sot 6 vjet me pare u vrane 4 demonstrues dhe 6 te tjere (qe dihen zyrtarisht) u plagosen! Per kete ngjarje te rende u denuan vetem dy persona me denime qesharake edhe ata vetem per dy viktima!
Opozita e atehershme dhe qeveria e sotme vazhdon te tallet cdo 21 janar me familjet e viktimave! Zbardhjen e ngjarjes e trajtojne si premtim elektoral qe asnjehere nuk e mbajn dhe as nuk kane mend me e mbajt! Sot e paskan gjete nje hile te re, duke premtuar se do e kthenin ceshtjen per rihetim me vendim te Gj.Strasburgut! Cfare MASHTRIMI te trash!!! #ore_gjeni_premtim_me_bindes#”. (D.D/Shuplaka)