Ministrija e Drejtësisë Etilda Gjonaj me anë të një konference për mediat është shprehur se janë ngritur 3 kallëzime penale për 6 drejtues institucionesh.
Etilda Gjonaj, nën cilësinë e Koordinatorja Kombëtare e Antikorrupsionit, gjithashtu informoi mbi veprimet konkrete të Task Forcës Antikorrupsion të qeverisë.
“Si rezultat i një pune të koordinuar dhe me qytetarët, janë konstatuar nëpunës administrate me shkelje ligjore dhe administrative. Më lejoni që në cilësinë e kooridanatores antikorrupsion, kemi konstatuar se bashkëpunimi me qytetarët po jep rezultete konkrete me ndëshkimin e nëpunësve, vetëm për periudhën Maj-Qeshor 2018, janë 172 masa displinore si dhe 28 largime nga detyra.
Kemi depozituar 3 kallezime penale per 6 drejtues te larte te administrates. Kallezim penal per drejtuesin e zyres se regjistrimit te pasurive te paluajtshme ne Kruje. Jane kosntatuar vonesa pa asnje justifikim, veprime te dyshuara per korrupsion lidhur me certifikatat e pronesise etj. Kallezim penal per drejtorin e ALUIZNI-t Sarande, dhe per tre te tjere, ne sektorin e legalizimit, kalimit te pronesise, qe dyshohet te kene kryer shperdorim detyre duke legalizuar siperfaqe ne letra me te medha se ne realitet. Po ashtu, kallezim penal per pergjegjesin e sektorit ne asistsencen ndaj sherbimit te tatimpaguesve ne Vlore, qe dyshohet per veprime me shperdorimin e detyres.
Duke marrë shkas rëndësinë që ka për qytetarët shpreh bindjen që do të kemi hyrë një fazë të thelluar në luftën kundër korrupsionit. Inkurajojmë të gjithë qytetarët që të denoncojnë korrupsion.“tha ajo.
(M.Q/Faxweb)
Discussion about this post