Ish-kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka bërë një deklaratë të fortë gjatë një takimi elektoral në Pukë. Si drejtues i LSI-së që në dy mandate ka bashkëpunuar me dy parti politike të ndryshme, ai u shpreh së fundmi se nuk trembet nga “Tomy dhe Jerry”.
Referuar qeverisjes PD-LSI, ai tha me ironi e njëherazi me batutë se “nuk e trembi Berisha, e jo më “Tomy dhe Jerry”, referuar këtu kreut të PS-së dhe PD-së”, deklaratë që u prit me të qeshura nga të pranishmit.
““Këto lloj presionesh që LSI-ja nuk i ha, se nuk i ka ngrënë nga Sali Berisha njëherë e një kohë, e t’i hajë nga “Tomy dhe Jerry” sot, nuk shkojnë. Dhe ju e dini shumë mirë që çdo demokrat, për kryeministër midis Edi Ramës dhe Petrit Vasilit, do të votonte Petrit Vasilin. Ju e dini gjithashtu se çdo socialist midis Lulzim Bashës dhe Petrit Vasilit, do të votonte Petrit Vasilin për kryeministër.
Kështu që mesa duket… unë pata jo vetëm mundësinë të jem President i parë i propozuar nga LSI-ja, por ja që qëllojnë dhe dy gëzime bashkë, do kem mundësinë që një nga dekretet e parë të firmos Petrit Vasilin kryeministër.”, tha konkretisht Meta.
Më tej, pas prezantimit të kandidates së LSI-së për Pukën, ai tha se “LSI ka qenë në koalicion me PD-në, ka qenë edhe me PS-në, por nuk ka pasur drejtimin e qeverisë. Me respekt edhe të votës, tani ka ardhur momenti që LSI të provohet me drejtimin e qeverisë.
(XH.A/SHUPLAKA)