13:07 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Deklarata e fortë e ish-kryetarit të Kuvendit: SHBA dhe Brukseli pajtohen nëse Kosova vendos t’i bashkohet Serbisë

17:57 | 25/08/2018
në Aktualitet, Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Deklarata e fortë e ish-kryetarit të Kuvendit: SHBA dhe Brukseli pajtohen nëse Kosova vendos t’i bashkohet Serbisë

Kryetari i Këshillit Kombëtar të partisë Nisma, Jakup Krasniqi, thotë se as Uashingtoni e as Brukseli nuk do të kundërshtonin edhe nëse udhëheqësit kosovar do t’i lente mendja për t’u bashkuar me Serbinë. Krasniqi thotë se vendet perëndimore janë lodhur nga pa përgjegjësia e politikës sonë dhe është vështirë që me këta udhëheqës të gjindet zgjidhja.

Për deklaratën e këshilltarit të Donald Trump, John Bolton, se ideja e shkëmbimit të territoreve do të përkrahet edhe nga SHBA, nëse palët merren vesh. Jakup Krasniqi ka dhënë një koment.

Krasniqi thotë për Gazetën Express se askush nga vendet mike të Kosovës nuk do të kundërshtonte në rast se udhëheqësit e Kosovës përveç shkëmbimit të territoreve do të kërkonin edhe bashkim me Serbinë. Por thotë se çështja qëndron te ajo se cili është interesi i vendit tonë në këtë rast. Prandaj mendon që dikush ka shkalluar nga mendja.

“Jo vetëm SHBA, por asnjë vend tjetër nuk do të kishte arsyeje të kundërshtonte marrëveshjen e Kosovës me Serbinë, nëse palët pajtohen. Madje edhe po t’i lente mendja udhëheqësit e Kosovës edhe me u bashkuar me Serbinë, Vashingtoni e as Brukseli nuk do të kundërshtonin”, thotë Krasniqi për Express.

Ai thotë se vendet e perëndimit janë lodhur me pa përgjegjësin dhjetëvjeçare të sorollatjeve të politikës sonë inerte. Dhe se politika globale ka edhe halle të tjera.

Shtoi se problemet tona nuk zgjidhen me deklarata e konferenca të zyrtarëve të lartë të shtetit, por me vendime e veprime që e zhvillojnë vendin.

“Kjo është dëshmi se vendi ynë me këta udhëheqës politik e ka vështirë ta gjejë rrugën e sukseseve si në planin politik e po ashtu dhe atë zhvillimor. Politika globale ka halle të tjera që e tejkalojnë problemin e Kosovës. Të tjerët nuk e kanë asnjë arsyeje të vetme që ta duan më shumë se në popullin e vendin tonë”, thotë Krasniqi.

Politika në Kosovë nuk bëhet për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve por për ta zhvendosur vëmendjen, thotë ai.

“Politika jonë është “politikë” e hedhjeve të cungjeve, për tu marrë me probleme djerrakohëse, por jo më substancën e problemeve. Pasqyrë e kësaj janë të gjitha zhvillimet mediatike të këtij viti?! Jo punë për zgjidhjen e problemeve jetësore për publikun, por tema për zhvendosjen e vëmendjes nga problemet reale të popullit”, thaKrasniqi.

Ai shtoi se partia e tij është për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe njohjen e Kosovës shtet i pavarur, sovran e demokratik në kufijtë që ka shpallur pavarësinë më 17 shkurt 2008.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme Këshilltari për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Bolton ka thënë se SHBA nuk do të jetë pengesë në rast se Kosova dhe Serbia merren vesh për shkëmbim të territoreve.

“Mirëpo unë mendoj se ka shenja të reja se të dyja Qeveritë mund të kenë vullent për të negociuar këtë çështje në heshtje. Politika jonë, politika amerikane është që, nëse të dyja palët mund të punojnë me njëra-tjetrën për të arritur një marrëveshje, ne nuk përjashtojmë korrigjimet territoriale. Nuk na takon neve”, tha Bolton./Express

 

Etiketa: jakup krasniqi
Pas

“Doktori u dorëzua”/ Historia e dhimbshme e 19-vjeçarit nga Vlora, Pesha: Po vdesin njerëzit që të pasurohen miqtë e kryeministrit

Para

“Me charter serb drejt Torinos”, Rama publikon pamjet me presidentin e Juventusit në stadium

Para
“Me charter serb drejt Torinos”, Rama publikon pamjet me presidentin e Juventusit në stadium

“Me charter serb drejt Torinos”, Rama publikon pamjet me presidentin e Juventusit në stadium

Discussion about this post

 



Të Fundit

OKB: Sulmet e Rusisë me dronë në Herson të Ukrainës përbëjnë krim lufte

“Parlamenti po shndërrohet në një bodrum të mafies!”, Berisha: E turpshme, deputetët ia mbathën

Seanca zgjati vetëm 15 minuta, Berisha akuza Spiropalit, Kryetarja e Kuvendit: S’mund të vish këtu pas humbjes turpëruese dhe të prishësh Parlamentin

Kontrolle të befasishme në burgun e Durrësit, pjesë e tij disa personazhe vip

“Seanca mblidhet pas farsës më të turpshme”, Berisha: Në këtë parlament, krimi sjell 28 deputetë në lista të mbyllura dhe të hapura

Tensione në Kuvend! Spiropali i mbyll mikrofonin Sali Berishës! Kreu i PD-së bllokon foltoren

Aksident i rëndë, makina përplas për vdekje këmbësorin

“Kisha hedhur fjalë se për vrasjen e Talo Çelës jepja 100 mijë euro”, Erion Alibej zbulon si u njoh me Nuredin Dumanin

Dështon përpjekja e 23-të për zgjidhjen e krizës politike në Kosovë

Dhunuan dhe kanosën 2 bashkëpronarët e një toke me pretendimin se është e tyre, arrestohen 4 persona

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.