Mbrëmjen e djeshme në “Opinion” gazetarja Klodiana Lala ka shkuar më tej kur ka dhënë qëndrimin e saj mbi vrasjen e një shqiptari pasditen e së mërkurës në Ekuador.
Duke diskutuar për grupet kriminale shqiptare në botë në shpërndarjen e drogës Lala ka deklaruar se shqiptarët e vrarë në Ekuador janë pjesë e familjeve mafioze që përmendi Donald Lu.
“Policia në Ekuador thotë që femra që është gjendur në vendin e parë të makinës ka hapur pak xhamin e parë të makinës dhe mesa duket ky ka qenë pozicioni i duhur i autorit për të qëlluar. Unë besoj që janë pjesë e atyre familjeve mafioze, ato të cilat iu referohet edhe ambasadorit amerikan sepse fakti që qarkullojnë kaq shumë sasi kokaine me vlera shumë të mëdha monetare me 3 apo 5 milion euro. Rasti i Ilir Hidrit kur trupi i pajetë është gjetur edhe një shumë e madhe parash, mbi 1 milion euro”, u shpreh Lala. (J.V/Faxweb)