Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo” ka folur për situatën politike në vend, si edhe për çadrën e opozitës.
E pyetur nga Babaramo nëse i duket e arsyeshme kërkesa e Bashës që kryeministri Rama të lërë postin, Kryemadhi është përgjigjur: “Mua më duket qesharake. Dhe unë them që Basha të ikë nga PD dhe të vijë Sali Berisha, ose unë s’hyj në zgjedhje.
Ka patur shumë kontradita, njëri thotë ik nga posti i kryeministrit, tjetri thotë nuk dua ta lë postin e kryeministrit, por me thënë të drejtën ai është mandatuar në këtë pozitë.
Edi Rama dhe Ilir Meta u votuan për të qeverisur në 2013-ën deri në qershor 2017. Basha ka pasur në tryezë shumë propozime siç janë mandatet e LSI për të qeverisur. Këto janë argumentime që prodhojnë konflikt.” (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post