Monika Kryrmadhi, kryetarja e LSI-së ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me Reformën në Drejtësi dhe zgjedhjen e kryeprokurorit të ri në vend.
Ajo thotë se reforma në Drejtësi u bë me moton e të ashtuquajturit depolitizim, për ta çliruar pra nga kthetrat e korrupsionit e nga ndikimet. Por në të vërtetë ndodhi që reforma në drejtësi nuk paska qenë gjë tjetër veçse një instrument kalimi.
Sipas Kryemadhit fondacioni Soros që hartoi edhe Reformë po pengon qëllimisht krijimin e institucioneve të reja të drejtësisë.
Së fundmi po flitet githmonë e më tëpër për procesin e zgjedhjes së kryeprokurorit të ri, mandati i z.Llalla mbaron në fillim të dhjetorit. Debati dihet tani për të mos humbur minuta, duket mazhoranca me votat e veta të zgjedh atë që quhet kryeprokuror i përkohshëm. Keni një qëndrim ju për këtë process?
Unë personalisht si individ gjithmonë kam qenë person që nuk më kanë interesuar zgjedhjet apo individët në këtë proces qoftë në gjyqësor. Qoftë në gjyqësor apo qoftë në prokurori duke pasur parasysh që gjithnjë është një institucion ose një sistem ku disa njerëz janë të kënaqur e disa jo. Unë do të thoja që reforma në Drejtësi u bë me moton e të ashtuquajturit depolitizim, për ta çliruar pra nga kthetrat e korrupsionit e nga ndikimet. Por në të vërtetë ndodhi që reforma në drejtësi nuk paska qenë gjë tjetër veçse një instrument kalimi.
Ndodhi një gjë e tillë që hodhi poshtë pra e rrëzoi. Ne sot e kësaj dite nuk kemi ende një Këshill të Lartë të Prokurorisë. Njerëzit nuk e dinë pse nuk u mblodh Këshilli i Lartë i Prokurorisë. E di ju pse? Sepse shoqëria civile nuk ka kandidatë. Informacioni Soros është një nga fondacionet që ka investuar më shumë nga të gjithë në shoqërinë civile. Tani nuk paskan një kandidatë për ta çuar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë? Janë dy rrugë. E para, ose nuk kanë një listë të pastër me integritet dhe kredibilitet, pra të palyer qoftë me korrupsion, afera apo lidhje të dyshimta.
E dyta, e kanë bërë të qëllimshme që të mos bëhet e të mos ngrihet Këshilli i Lartë i Prokurorisë në mënyrë të tillë që të kenë një instrument për të kapur institucionin e Prokurorisë thjesht sa për të kaluar këtë situatë që ka të bëjë me çështjen Habilaj. Me këtë duan t’i tregojnë shqiptarët që parlamentin e qeverinë e morën, por do marrin edhe Prokurorinë e Përgjithshme.
Fondacioni është i përfshirë në këtë pjesë?
A e ka bërë fondacioni Soros reformën në Drejtësi? Sigurisht që po. Politikanët kanë marrë çfarë u kanë sjellë dhe u paguan nga fondacioni Soros. Problemi qëndron këtu. Ky fondacion që kishte gjithë këto kapacitete të mëdha për t’i propozuar dhe për të qenë ekspertë në reformë, nuk paskan një anëtar për ta propozuar për bordin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Kjo ose është e qëllimshme ose kanë qenë aq të nxituar për t‘i bërë veprimet, por nuk kanë bërë llogaritë që nuk kanë asnjë kandidat në të gjithë Network-un ose nuk gjejnë dot kandidat të kontrollueshëm.
(E.K/Faxweb)
Discussion about this post