Kur ka kaluar pothuajse një vit nga vrasja e ekstrmistit grek Kostantin Kacifasit nga forcat RENEA, ka reaguar e ëma e këtij të fundit e cila ka deklaruar se ‘’qeveria Rama e gllabëroi të birin fatkeq’’.
Këtë deklaratë ajo e ka dhënë për median e shtetit fqinj ‘’Neësbreak.gr’’, ku deklaroi tha më tej se është optimiste se qeveria e re e Kiriako Mitsotakis do të ndihmojë në vrasjen e 30-vjeçarit në Bularat në 28 tetor të vitit të kaluar.
‘’Falenderoj qeverinë e Greqisë që na dëgjoi për t’i dhënë këtij kalvari të gjatë vuajtjesh që kemi përjetuar. Ne duam që secili të di se çfarë ndodhi ditën që ata gllabëruan tim bir.
Qeveria e mëparshme (e Aleksis Tsiprasit) nuk bëri asgjë. Mitsotakisi shpresoh se do të zbardhet kjo çështje. Qeveria e Edi Ramës e hëngri tim bir, sepse ai kishte zemër dhe shpirt të madh dhe ndiente dhimbje për flamurin grek dhe ngjyrat e tij. Dua që 28 tetori të përkujtohet çdo vit që kur e gllabëruan tim tim. U lutem të gjithë grekëve të vijmë këtu dhe të këndojmë himnin kombëtar’’, deklaron e ëma e Kacifasit, ekstremistit të vrarë gati një vit më pare gjatë një shkëmbimi zjarri me Policinë Shqiptare.
(F.GJ/FAXWEB.AL)