Ish-ministri i Drejtësisë, Ylii Manjani, i ftuar në “Arena” nga Drita Hila në Ora Neës ka deklaruar se çfarë sistemi zgjedhor që mund të krijosh, nëse nuk vihet i pari elektorati është i destinuar të dështojë.
Manjani gjithashtu thotë se në një fushatë nuk mund të hysh pa patur 200 mijë euro. Sipas tij pa para nuk hyn dot në fushatë zgjedhore.
“I gjithë fokusi i debatit publik tek sistemi është i gabuar sepse nga njëra anë pretendojmë që besimi tek zgjedhjet e lira është i ulët nga ana tjetër, sistemin e kemi ndërruar dy herë me këtë Kushtetutë.
Konkurrimi në mazhoritar përplaste njerëz dhe krijonte tensione.
Fakt është që edhe me këtë sistem nuk i kemi shpëtuar dot garës së individëve. Partitë kanë dështuar të zbatojnë në esence këtë sistem për konkurrim dinjitoz. Në terren do të duhet të bazohesh tek ndikimi i x-t dhe y-t.
Ta bësh si të duash këtë sistem, nëse mendësia e partive politike është që në qendër të zgjedhjeve vendoset partia dhe jo interesi i elektoratit bëje sistemin si të duash, do të jemi realisht nga një kolaps tek një tjetër.
Nëse nuk ke 200 mijë euro në xhep nuk e fillon dot fushatën zgjedhore. Pa para nuk i futesh dot fushatës zgjedhore”, tha Manjani. (B.H/Shuplaka)