Presidenti i zgjedhur Ilir Meta ka deklaruar sot në “Studio e Hapur” se nga ana e PS nuk ka pasur ftesa serioze për koalicion për zgjedhjet e 25 qershorit.
Ai vazhdoi më tej duke thënë se më shumë kanë qenë “mistrecllëqe” të tipit “i bëjmë 71 vota”.
Pjesë nga fjala e Metës:
Kemi të bëjmë me një klasë politike që ka nevojë të maturohet, të ketë një vështrim më afatgjatë.
Marrëveshja do të funksionojë dhe reforma në drejtësi do të vazhdojë në punën e saj, fakti që vettingun opozita e votoi tregon që nuk ka qenë shqetësim kryesor por një garanci për zgjedhjet.
LSI ka qenë forca më e besur për zgejdhje të lira dhe të ndershme. Nuk e dëshiroj kompromentimin e reformës.
Për koalicion me PS nuk ka pasur asnjëherë një ftesë serioze nga liderhsipi i PS. Po, ka pasur retorika që i bëjëmë 71 me ose pa PDIU. Pra ka pasur më shumë ngacmime e mistrecllëqe sesa ftesa serioze.
LSI ka qenë e qartë se do të shkojë në koalicion pas një bilanci mbi 4-vjeçarin. Nuk keni dëgjuar një JO nga ana jonë as publikish dhe as privatisht, kjo gjë nuk është refuzuar.
Por e rithem se me marrëveshejn aktuale, LSI është më e favorizuar.
(M.D/Shuplaka)