Ministri i Mbrojtjes në Serbi, Aleksandër Vulin, ka bërë thirrje tek autoritetet e Prishtinës që të mos mendojnë për ushtrimin e çfarëdo force ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Sipas tij nëse ndodh një gjë e tillë, atëherë Serbia do të përgjigjet menjëherë.
“Shiptarët janë trima vetëm kur janë larg Vuçiçit, por ndryshe janë kur paraqiten në negociata para kamerave”, ka thënë Vulin.
Ky reagim i Vulinit ka ardhur si pasojë e deklarimeve të kryetarit të kuvendit Kardi Veseli i cili ka thënë se mund t’i refuzohet kërkesa e presidentit serb për t’u futur në Kosovës.
Vulin ka thënë se vizita e Vuçiçit në Kosovë është për t’i kontribuar paqes dhe stabilitetit në rajon.
Kujtojmë që zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të Republikës së Kosovës e ka konfirmuar për Gazetën Express se Vuçiçit i është aprovuar kërkesa për të hyrë në territorin e Republikës së Kosovës./Express