Astrit Patozi është shprehur në “Opinion” se mendon që Selami nuk është kandidaturë reale për PD-në. Ai hodhi edhe dyshimet për një marrëveshje të fshehtë në favor të Bashës me kandidimin e Selamit.
Pjesë nga fjala e Patozit:
Selami nuk është kandidaturë reale, nuk e konsideroj si të tillë. Nga mënyra si doli kandidatura, ishte si përpjekje për të legjitmuar garën.
Mund të ketë një marrëveshje ështe e dëmshme për PD-në. Ose do ketë një garë të ndershme duke detyruar Bashën për proces ose nuk do ketë fare.
Astrit Patozi më herët tha se Bashës ia dhuruan partinë dhe tani ai po e ndan me vjehrrin dhe kunatin.
“Basha është sëmundja e PD-së. Edhe Berisha kur humbi iku, ndërsa ky bën garë farsë. Atij ia dhuruan partinë, e vodhi me marrëveshjen me Ramën dhe tani po ndan me vjehrrin dhe kunatin me ato farë listash që bëri. Dorëheqja e paevokuushme jepet në rastet e një katastrofe elektorale”, tha Astrit Patozi.
(M.D/Shuplaka)