Kryeministri Edi Rama është shprehur gjatë takimit me gazetarët se Reforma në Drejtësi do të prekë çdo kënf që ka shkelur ligjin dhe ka përdorur kostumin e politikanit.
“Ne jemi forca që do garantojë deri në fund këtë reformë, s’duam t’ja dimë kë do prekë e kë s’do prekë. Çdo derr duhet të përgjigjet në rastin kur është i fshehur në kostumin e politikanit e të japë llogari para drejtësisë, nëse ka abuzuar me besimin e publikut në çdo zyrë ku ka hyrë. Pyll pa derra nuk ka. Partitë politike s’mbajnë përgjegjësi nëse kanë derra mes tyre por për mënyrën si reagojnë kur derrat zbulohen. Ne jemi të qartë në këtë pikë. Nuk ka ekuivok në këtë pikë. Kush është i ndershëm dhe i të gjitha të zezave e përcakton drejtësia”., u shpreh Rama.
Më tej Rama u shpreh se zgjedhja e Kryeprokurorit ishte e nevojshme për t’u bërë.
“Kam dëgjuar që ka analiza dhe komentatorë që bëjnë radiografinë e një ftese. Këto gjëra unë nuk i kuptoj. Ftesa është ftesë. A është e sinqertë apo ajo këtë e tregon prova e dialogut. Në fund të ditës ky është shah, se kush bën lëvizjet e veta kjo është një bisedë e pakuptimtë. E rëndësishme është a është në funksion të rezultatit apo jo. Aty thjesht ishte mundësi të bëhej një zgjedhje me mirëkuptim.
Procesi i kryer në rajon nxorri si rezultat mbështetjen e plotë për prokuroren aktuale. Nëse do ta kishim bërë bashkarisht rezultati do të ishte më ndryshe, mund të ishte edhe ky. Por tryeza dhe dialogu do të thotë njerëz të civilizuar ulen dhe diskutojnë me njëri-tjetrin. Nuk dihet të bëhemi lolo në sy të te tjerëve. Pse qenka e pasinqertë ftesa? Nuk kemi pasur asnjë paragjykim sepse kandidaturat janë ofruar vetë. Sa i përket datës që është bërë ftesa unë e kam bërë ftesën në momentin ku ka ardhur moment. Pastaj se c’ka bërë Komisioni i Ligjeve është puna e tyre. Për ne nuk ka pasur dilemë që duhet të zgjidhet kjo çëshjte me votim dhe se duhet të zgjidhej tani Prokurori i Përkohshëm”, u shpreh Rama. (J.V/Faxweb)
Discussion about this post