Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo”, ka deklaruar se nuk është dakort me qeverinë e besimit të propozuar nga aleati në koalicion, Ilir Meta. Madje ka shprehur edhe arsyet të cilat sipas tij, mbështetin këtë ide.
“Propozimin e LSI-së, unë e shoh ne kuadrin e përpjekjes që ka bërë dhe bën për të dhënë një kontribut siç e mendon ai për të relaksuar një situatë që për Ilir Metën është krizë e politikës, por që për mua është e PD-së.
Ai ka hedhur një tezë që të tërhiqet nga ministritë. Kjo është një tezë për të cilën unë nuk bie dakort. Për mua përkon me diçka që të heqim dorë nga përgjegjësitë dhe të lëmë detyrën që e kemi përgjegjësi jo ndaj PD-së, por ndaj atyre që na kanë votuar.
Nuk bëjmë precedentin që kush futet në çadër hipën në pushtet. Jemi për t’i shërbyer popullit për arsimin, shëndetësinë, ekonominë, për të gjitha, ata që ata i quajnë dështime mashtrime…”, është shprehur Rama. (D.D/Shuplaka)
[hits]