Ish-ministri i brendshëm në qeverinë e mëparshme i cili u la jashtë nga kabineti qeveritar “Rama2”, nga foltorja e Kuvendit ka goditur fort kryetarin e PD-së Lulzim Basha dhe Fatmir Mediun.
Tahiri tek sa ka bërë apel që t’i jepet fund deklaratave nga Kuvendi që thjeshtë janë hedhje balte, ka deklaruar ndër të tjera se nuk e imagjinon dot se në këtë parlament ndodhet Fatmir Mediu i cili nuk u gjykua sipas tij për Gërdecin.
Por Tahiri të njëjtën gjë tha edhe për Bashën të cilit i kujtoi protestën e 21 janarit dhe rrugën Durrës-Kukës.
“Më falni që po e them por unë nuk e imagjinoj dot se në këtë parlament ndodhet Fatmir Mediu, i cili nuk u gjykua për Gërdecin. Unë nuk e imagjinoj që Lulzim Basha është akoma në parlament dhe nuk është gjykuar për Rrugën e Kombit, për Ziverin, Aleks Nikën e shumë të tjerë. Ky është turpi i drejtësisë”, tha Tahiri. (B.H/Shuplaka)