Asgjë nuk është më e habitshme kur bëhet fjalë për presidentin e SHBA-së Donald Trump, presidenti më i kontestuar që përpara se të fitonte zgjedhjet.
Mirëpo kur dukej se shoqëria amerikane sapo kishte filluar të mësohej me presidentin që vetë kishte zgjedhur, vjen një deklaratë e fortë nga senatorja demokrate dhe anëtarja e Komitetit për Drejtësi, Dianne Feinstein.
Gjatë një proteste në Los Angeles, Feinstein u shpreh se Trump duhet të japë dorëheqjen, para se të detyrohet që të largohet nga funksioni.
Sipas senatores, Trump çdo ditë po e shkel ligjin dhe sipas të gjitha gjasave ka edhe marrëveshje me Rusinë. Për më tepër senatorja shton se Trump bën aq shumë gjëra, të cilat në thelb janë antikushtetuese. Mëgjithatë, Feinstein deklaroi se pavarësisht se di shumë gjëra, për momentin nuk mundet t’i zbulojë ato. (D.D/Shuplaka)