Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka pranuar mbrëmjen e sotme se ai është mbrojtur nga Parlamenti. Sipas tij po të kishte ndodhur që Kuvendi të kishte miratuar kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e tij, ai do të ishte në burg edhe sot.
“Në mos ndodhtë që Parlamenti të miratonte kërkesën për arrestim, unë edhe sot do të isha në burg. Padyshim do të isha në burg”, – tha Tahiri në “Opinion”.
Më tej ai ka dalë në mbrojtje të ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, i cili është person në kërkim.
“Unë s’do të doja që drejtues të lartë të shteti t’i largoheshin drejtësisë edhe sikur kjo t’ia ketë futur kot. Unë besoj se ai është i pafajshëm. Jam i prirur të besoj se është i pafajshëm. Në të kundërt ka abuzuar me besimin tim”, – tha Tahiri.
(B.B/ Faxweb.al)