Ambasadroja e BE-së në vendin tonë Romana Vlahutin në Forumin për “Zhvillimin e Gruas” ka folur në lidhje me punën e gazetarëve në vend. Sipas saj media nuk është një biznes si të gjithë bizneset e tjera. Vlahutin theksoi se shumica e gazetarëve punojnë ende pa kontrata pune dhe se gazetaria investigative në vend është shumë e zbehtë. Ajo premtoi se BE do te jap ndihma për gazetarët investigativë.
“Shumë gazetarë punonjnë pa kontrata. Të rishikohen kushtet e punës për gazetarët. Gazetarët në Shqipëri janë pa mbështetje. Në 2018 BE do të ndihmojë me ndihma gazetarët investigativë. Media nuk ëhstë biznes si bizneset e veta. Gazetaria investigative në Shqipëri është e zbehtë. “, u shpreh Vlahutin në Forumin për Zhvillimin e Gruas.
Romana Vlahutin i mbaron mandati në pranverëm e 2018, në qershor. BE nuk pranoj që mandati i saj të shtyhej për të qëndruar më gjatë si ambasadore në Sqhipëri.
(J.V/Faxweb)