Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, në një intervistë për tabloidin “Kurir” ka thënë se Kosova mund të jetë fundi i tij politik.
Vuçiç ka theksuar se serbët nuk do ia falnin “një zgjidhje” për Kosovën. Sipas tij, vetëm humbjet dhe luftërat festohen në Serbi.
“Kosova do të jetë fundi im politik. Serbët nuk do të ma falin çdo zgjidhje për Kosovën. Të tillë janë serbët. Serbët nuk do të më falin kurrë për të ardhmen e tyre më të mirë dhe paqen që ofroj. Në Serbi vetëm humbjet dhe luftërat festohen”-ka thënë Vuçiç.
(F.G/Faxweb.al)