Ministri i Brenshëm Fatmir Xhafaj ka deklaruar nga Durrësi ku po merr pjesë në forumin për sigurinë publike se policia e shtetit është e vendosur për ti luftuar grupet kriminale.
Xhafaj tha se janë evidentuar 9 grupe kriminale në vend dhe janë nën hetim, ndërsa shtoi se disa pjesëtarë të këtyre grupeve janë arrestuar.
Gjithashtu ministri u shpreh se në Durrës kishte dy grupe të fuqishme kriminale dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Ai tha se këto grupe nuk kanë asgjë të përbashkët me këtë qytet dhe banorët e tij.
Ministri i Brenshëm tha gjithashtu se ka një bashkërendim të punës mes institucioneve në vend dhe me partnerët në luftën kundër krimit. Xhafaj deklaroi se përveç kapjes së tyre dhe vënia para drejtësisë do të goditen edhe asetet e tyre.
“Ne sot jemi në gjendje të dimë se cilat janë grupet kriminale, cila është fuqia e tyre dhe aktiviteti i tyre. Një pjesë e tyre rreth 9 të tilla në shkallë vendi janë në proces hetimi, ndërsa disa persona nga këto grupe janë arrestuar. Ne jemi duke punuar fort për t’i goditur dhe për ti vënë para përgjegjësisë, po punojmë me forcat tona dhe në bashkëpunim me partnerët. Krahas ndëshkimit ligjor të këtyre personave, jemi të fokusuar edhe tek goditja e aseteve të tyre, në mënyrë që të kuptojnë se pasuruia e tyre kriminale nuk do të jetë pronë e tyre por do tu kthehet qytetarëve. Ne nuk u japim goditje të menjëhershme për tre katër muaj që ka filluar ‘Forca e Ligjit’ por jemi të vendosur që në bashkëpunim me institucionet ti godasim këto grupe. 2-3 grupe krimninale, kanë aktivitet të gjatë këtu në Durrës,10-15 vitesh, dhe me rrezikshmëri shoqërore, por nuk kanë asgjë të përbashkët me këtë qytet, ashtu siç nuk kanë asgjë të përbashkët edhe ata që janë marrë me kanabis.
Kam një apel për banorëb e Krujës dhe Fushë Krujës, dua tu kërkoj mirëkuptimin për kontrollet intensive, me shqetësimin se ky fenomen mund të jetë i pranishëm në këto territore, dua tu kërkoj që fenomene të tilla si mbjelljae kanabisit të mos përsëritemn më, ne jemi të vendosur për ti çuar para ligjit të gjitha ata që shkelin ligjin”, tha Fatmir Xhafaj. (B.H/Faxweb)