Prokurori Anton Martinaj i cili po hetonte kryebashkiakun Vangjush Dako do te jete neser ne Prokurori dhe do te merret ne pyetje per te gjitha deklaratat qe ka bere. Keshtu tha sot gazetarja e kronikes Anduena Llabani ne studion e emisionit “Opinion”.
“Une kam konfirmuar nga Prokuroria e Krimeve te Renda se nuk ka cështje penale ndaj Dakos. Anton Martinaj do thirret nesër dhe do pyetet per gjithcka që ka thënë, pretenduar. Martinaj kam marrë vesh që është thirrur në zyrën e prokurorit dhe është njoftur qe nga i komanduar do shkoje në prokurorinë e Shkodrës.
Ai mesohet se ka thene qe kam cështje në hetim që s’dua ti lë dhe atij nuk i është lënë vend për komunikim të mëtejshëm por urdhri i kreut te prokurorise duhet zbatuar.
Eulex ka sjelle nje dosje ndaj tij…por edhe kjo nuk konfirmohet zyrtarisht. Une kam konfirmuar se disa muaj me pare prokurori Martinaj i eshte drejtuar 3 ambasadave me te rendesishme ne vend dhe u ka kerkuar nderhyrje se ka ceshtje te rendesishme ne hetim dhe s’duhet te largohet nga Prokuroria e Krimeve te Renda”.
Kujtojmë që kryetari i opozitë Lulzim Basha sot në një deklaratë për mediat tha se kryebashkiakun e Durrësit e kanë kapur dhe shërbimet partnere në afera kriminale.
Ai bëri akozoi Ramwn se “Me largimin e prokurorit të çështjes, Edi Rama po përpiqet të mbrojë Dakon dhe veten nga prangat e drejtësisë”.
DEKLARATA E BASHËS:
Çdo ditë e më shumë po dalin fakte tronditëse të lidhjes së Edi Ramës dhe ushtarëve të tij me grupet kriminale që janë të përfshira në trafikun e drogës dhe blerjen e votave.
Shitblerja masive e votave u konfirmua nga Raporti i OSBE/ODIHR si problem kryesor i zgjedhjeve të 25 qershorit. Partia Demokratike e ka ngritur me forcë se në këto zgjedhje Edi Rama ka angazhuar paratë e drogës dhe forcën e bandave kriminale në çdo qytet.
Sot po ju prezantoj një tjetër ngjarje skandaloze:
Vangjush Dako, është kapur në flagrancë duke bashkëpunuar me grupet kriminale më të rrezikshme të Durrësit, ku i kërkon të vjedhin dhe blejnë votat për zgjedhjet e 25 Qershorit 2017.
Shërbimet inteligjente, përfshirë edhe ato të vendeve partnere, e kanë kapur gafil Vangjush Dakon duke bërë pazare në telefon. Në këmbim të blerjes së votave dhe dhunimit të qytetarëve, Dako u premton kriminelëve tendera.
Janë miliona euro që Vangjush Dako u ka premtuar kriminelëve, vetëm që ata të siguronin vota dhe pushtetin për Partinë Socialiste.
Por këto pazare të ndyra tashmë janë të dokumentuara dhe janë nën hetim prej disa kohësh nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Këtë fakt e di Gjushi, por e di edhe mentori i tij, Edi Rama.
Për këtë arsye, ata ndërhyjnë fuqishëm për të larguar nga hetimi prokurorin që po e hetonte këtë aferë kriminale të interceptuar nga shërbimet inteligjente përfshirë ato të vendeve partnere.
Kjo është një nga çështjet ku mund të gjendet edhe arsyeja e dorëheqjes së papritur të Shefit të Shërbimit Inteligjent.
Projekti i Edi Ramës për drejtësinë e kapur dhe të nënshtruar nuk po realizohet.
Për këtë arsye, Edi Rama përdor mënyrat e tjera për të shpëtuar Gjushin dhe Gjushët e tjerë të partisë. Ai, me presionin kriminal, ka larguar prokurorin Anton Martini nga hetimi i çështjes, i cili është “graduar” drejtues në Prokurorinë e Shkodrës.
Prokurori që po heton vjedhjen spektakolare të votave në Durrës largohet me ngritje në Shkodër, me shpresën e vetme të Edi Ramës për të shpëtuar Gjushin nga prangat.
Sot i kërkoj Prokurorit të Përgjithshëm që t’u thotë qytetarëve nëse lëvizja e prokurorit Anton Martini është bërë apo jo nën presionin kriminal të Edi Ramës.
Gjithashtu kërkoj nga Prokurori i Përgjithshëm që të japë të gjithë mbështetjen e nevojshme për hetimin e kësaj çështje skandaloze nga prokurorët e Krimeve të Rënda.
Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë, të cilët tashmë kanë fakte dhe prova për kriminalizimin e qeverisë shqiptare dhe për bashkëpunimin e saj me trafikantët për vjedhjen e zgjedhjeve.
Unë dhe Partia Demokratike do të vijojmë betejën të çmontojmë lidhjet e kriminale të Edi Ramës me botën e krimit.
Të gjithë shqiptarët e panë me zë dhe figurë se si kryeministri mbrojti beniaminin e tij, Saimir Tahirin, nga akuzat e Antimafias italiane për bashkëpunimin e tij me trafikantët ndërkombëtarë të drogës.
Tani, Edi Rama po mundohet të mbrojë Vangjush Dakon nga prangat. Ai po mbron Dakon, sepse po mbron veten e tij.
Saimir Tahiri, Vangjush Dako dhe të tjerë emra që do të zbulohen në ditët e ardhshme, janë marionetat e pushtetit të kryeministrit.
Edi Rama po ndjen t’i afrohen prangat për zullumet që ka bërë. Zullumqarët e tij po dalin dita-ditës që kanë ndyrë duart me kriminelë për vjedhjen e votave.
Partia Demokratike është e vendosur në përpjekjen e saj për largimin e Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie Antimafia. Vetëm në këtë mënyrë, Shqipëria dhe shqiptarët do të shpëtojnë nga krimi i bërë njësh me pushtetin.
Partia Demokratike mbështet hetimet e prokurorëve me integritet. Ne do të japim të gjithë mbështetjen tonë që Vangjush Dako të japë llogari para ligjit për bashkëpunimin e tij me kriminelët.
Prokurorët i kanë të dokumentuara faktet që lidhin Vangjush Dakon me procesin mafioz të blerjes së votave. Prokurorët kanë tabulatet telefonike ku Gjushi u premton grupeve kriminale tenderat bë këmbim të blerjes së votave.
Ndaj drejtësia duhet të veprojë shpejt. “Peshqit e mëdhenj” kanë rënë në rrjetë. (B.H/Faxweb)