“Ka kryetarë bashkish apo ish-ministra dhe njerëz të lartë, të cilët nxjerrin njerëz, duke tentuar që ta rrëzojnë Ramën, po aq sa ne ose edhe më shumë se ne”, kjo ishte deklarata e bërë nga ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji mbrëmjen e djeshme në emisionin “Zonë e Lirë”.
Sipas tij “segmente” të së majtës, të cilët nuk e duan Ramën japin ndihmesë në protestat e PD duke nxjerrë njerëz në mënyrë indirekte kundër Ramës.
Arian Çani: Sa mundësi ka që në incidentet e dhunës gjatë protestave të ketë dhënë një dorë edhe maxhoranca për të larguar vëmendjen nga problemet e mëdha të të gjatit me gjermanët? Sidomos me këta të “Bild”.
Ervin Salianji: Zero. Segmente të së majtës, të cilët nuk e duan Ramën japin ndihmesë.
Arian Çani: Vërtetë?
Ervin Salianji: Pa diskutim. Ish-ministra apo kryetarë bashkiakë aktualë…
Arian Çani: Një sekondë se kjo më intereson, si ishte kjo.
Ervin Salianji: Ka kryetarë bashkish apo ish-ministra dhe njerëz të lartë, të cilët nxjerrin njerëz, duke tentuar që ta rrëzojnë Ramën, po aq sa ne ose edhe më shumë se ne.
Arian Çani: Në mënyrë indirekte?
Ervin Salianji: Pa diskutim.