01:56 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Deklarata e Këshillit Bashkiak të Kukësit për tërheqje nga protesta për tarifën, Ibsen Elezi: Për shkak të presionit. Protesta…

16:48 | 13/09/2018
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Deklarata e Këshillit Bashkiak të Kukësit për tërheqje nga protesta për tarifën, Ibsen Elezi: Për shkak të presionit. Protesta…

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Kukësit nga radhët e PD-së Ibsen Elezi në një lidhje telefonike për ‘Fax News’ ka thënë se deklarata e bërë nga anëtarët socialit të Këshillit Bashkiak në Kukës për t’u tërhequr nga protesta kundër tarifës në Rrugën e Kombit është bërë nën presionin e qeverisë.

Madje, shigjetoi edhe kryebashkiakun e Kukësit Bashkim Shehu për tërheqje nga qëndrimi fillestar kundër vendosjes së çdo lloj takes në Rrugën e Kombit.

Elezi tha se tarifa duhet të jetë zero për kalimin në Rrugën e Kombit pasi është e papërballueshme.

“Deklarata në kushtet e një presioni nga qeveria. Kjo është si ka operu linja e majtë. Jo vetëm linja e majtë, heshtja dhe largimi ose distancimi nga kjo tregon shumë se nuk është vetëm e majta në këtë por ndoshta të dy krahët”, tha Elezi.

I pyetur nëse do të ketë protestë pas kësaj deklarate të anëtarëve socialist të Këshillit Bashkiak, Ibsen Elezi tha se ajo që dihet është se Këshilli Bashkiak nuk do ta mërrë përsipër, ndërsa nëse reagimi vjen nga qytarët apo shoqata të ndryshme është I mirëpritur.

Referuar tarifës prej 100 lekësh për qytetarët kuksianë, Ibsen Elezi deklaroi se eshte këtu ka një hile, pasi nuk është e garantuar që do të vazhdojë që tarifa të ngelet në këtë kuotë dhe në një të ardhme mund të rritet.

“Sot nuk mund ta them nëse do të ketë protesta se Këshilli Bashkiak nuk e ka marrë përsipër. Kryeministri i thotë se tani është 1 mijë lekë ja e zëmë se e mban fjalën por pas tre muajsh , po mund të jetë Veliaj kryeministër teknik dhe mund ta rrisë. Nuk ka garanci se tarifa do të mbetet aq”, tha ai.

Kujtojmë që nga data 17 shtator në autostradën Durrës-Kukës, në Morinë do të futet në fuqi tarifa për kalimin e automjeteve.

Kryetari i Këshillit Bashkiak në Kukës, Gjelbrim Shehu me anë të një prononcimi për mediat  pak orë më parë ka deklaruar se çështja e tarifës në rrugën e Kombit nuk do të diskutohet në rendin e ditës, pasi quhet e mbyllur pas reflektimit nga ana e qeverisë shqiptare dhe koncesionarit.

Sipas tij shuma prej 100 lekësh për banorët e Kukësit të tarifës e cila është e pranueshme dhe e përballueshme për të gjithë.

“Lidhur me pikën e fundit të rendit të ditës që ka të bëjë me analizën, diskutimin mbi vendosjen e tarifës së rrugës së Kombit sqaroj se kjo çështje quhet e mbyllur dhe nuk do të jetë më pjesë e rendit të ditës së mbledhjeve të Këshillit të Bashkisë pas reflektimit nga ana e qeverisë shqiptare dhe koncesionarit, të tarifës prej 100 lekësh e caktuar për banoret e qarkut të Kukësit, e cila është e pranueshme dhe e përballueshme për të gjithë.”

Herën e parë që filloi taksimi në Rrugën e Kombit u shënuan trazira të mëdha, pasi taksa e vendosur ishte 5 euro dhe protestat e qytetarëve kuksianë e detyruan qeverinë që të tërhiqet dhe të ndryshojë tarifën.

Nga ndryshimet e vendosura mes qeverisë dhe koncesionarëve, çdo përdorues i kësaj rruge që nuk është banor i Qarkut Kukës do të paguajë nga 5 euro ose 660 lekë për çdo kalim. Ndërsa, banorët rezidentë në Qarkun e Kukësit, do të paguajnë 100 lekë për çdo kalim.

TARIFAT NE RRUGEN E KOMBIT NGA DATA 17 SHTATOR
Tarifa për kalimin e automjeteve 5 Euro
Për banorët e Kukësit tarifa është 100 lekë me TVSH deri në 44 kalime në muaj

Tarifat sipas mjeteve
Motoçikletat dhe automjetet me tre rrota 330 lekë
Banorët e Kukësit 50 lekë
Automjetet komerciale me dy akse, 6 rrota-1490 lekë
Kamionë të mesëm dhe autobusë të rëndë 2140 lekë
Kamionë të rëndë me 4 akse dhe më shumë 2970 lekë

Zbritjet
Nga 20-30 kalime në muaj zbritje 10%
Nga 30-50 kalime në muaj zbritje 20%
Nga 50-60 kalime në muaj zbritje 30%
Mbi 60 kalime në muaj 40%
Invalidët e punës dhe shtresat në nevojë deri 0 lekë.

(B.H/Faxweb)

 

Etiketa: ibsen elezitaksa ne rrugen e kombit
Pas

Monika Krymadhi “zhvesh” Donald Lu-në para largimit: Faleminderit për konsolidimin e demokracisë!

Para

Mashtrimi i kompanisë “Gulf”/ Si u arrestua dhe u la i lirë 49-vjeçari, i akuzuari kryesor për këtë skandal

Para
Mashtrimi i kompanisë “Gulf”/ Si u arrestua dhe u la i lirë 49-vjeçari, i akuzuari kryesor për këtë skandal

Mashtrimi i kompanisë “Gulf”/ Si u arrestua dhe u la i lirë 49-vjeçari, i akuzuari kryesor për këtë skandal

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kreu i SPAK, Altin Dumani ndjek sfidën Shqipëri-Serbi live në “Arena Kombëtare”

Rey Manaj gabon penalltinë në fundin e pjesës së parë, Shqipëri 0-0 Serbi në Tiranë!

Bie nga kati i 6 i pallatit humbet jetën 14-vjeçari në Yzberisht

TENSION I LARTË/ “Mos hidhni objekte në fushë” – thirrja që ndërpreu për pak sekonda sfidën Shqipëri-Serbi

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho befason me futbollistët, Hysaj e Shehu nga minuta e parë! Sulmi Manaj – Broja

Qëllohet me shishe uji autobusi i skuadrës serbe në Tiranë, tifozët kuqezi i sulen nga pas

“Më shumë se një ndeshje futbolli”, Shqipëri-Serbi në “sytë” e The Guardian

Drejt Shqipëri-Serbi/ Kontrolle të imtësishme në “Arena Kombëtare”, nis hyrja e tifozëve në stadium

SHBA planifikon dhënien e 500 milionë dollarëve për fondacionin humanitar në Gaza

JD Vance për Musk: Është gabim të flasësh kundër Trump, por ai është një djalë emocional

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.