Ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba, aktualisht zv.kryetar, ka reaguar pas deklaratës së KQZ-së ku akuza e PS për falsifikim apo fshehjet të dokumentacionit të Prokurorisë për Agron Kapllanajn e cilësonte furtunë në gotë.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Biba thotë se projekt-vendimi që u shpall sot është firmosur nga tre anëtarë të KQZ-së dhe paraqet rethana vendimarrje që nuk kanë ndodhur, nuk janë marrë apo votuar në një mbledhje të KQZ-së, ndaj dhe është denoncuar si akt që tenton të falsifikojë vendimarrjen e datës 03.11.207.
REAGIMI I DENAR BIBËS:
Projekt-vendimi qe na u soll sot per firme, eshte i firmosur nga 3 anetare dhe Kryetari i KQZ.
Projekt-vendimi paraqet rrethana dhe vendimmarrje qe nuk kane ndodhur, nuk jane marre apo votuar ne ndonje mbledhje te KQZ, ndaj edhe u denoncua sot publikisht si akt qe tenton te fallsifikoje vendimmarrjen e dates 03.11.207.
Por per fat mbledhjet e KQZ jane te regjistruara dhe me ze e figure del qarte se cili ishte rezultati i vertete i mbledhjes se dates 03.11.2017.
Cdo perpjekje per nje paraqitje ireale te rrethanave dhe votimit e vendimit te asaj mbledhje eshte pa asnje dyshim fallsifikim dhe passjell pergjegjesi penale. Seriozisht i ftoj koleget e KQZ te mos shtyhen me tej ne kete marrezi. (B.H/Faxweb)
Discussion about this post