03:34 | 05/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Deklarata e Lu, Manjani reagon nga Sllovenia: Të mos luhet “ping-pong”

10:19 | 15/12/2016
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Deklarata e Lu, Manjani reagon nga Sllovenia: Të mos luhet “ping-pong”

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar nga Sllovenia lidhur me deklaratën e një dite më parë të ambasadorit amerikan Donald Lu për Klement Balilin. Ai ndodhet në Slloveni, në kuadër të punimeve të Forumit Ministerial të Ballkanit Perëndimor për Çështjet e Drejtësisë dhe ato të Brendshme.

Në reagimin zyrtar të tij, ministri Manjani mbështet shqetësimin e ambasadorit të SHBA-ve në Shqipëri por shprehet se nuk duhet të luhet loja e ping-pongut. Sipas Manjanit, mostrajtimi ose trajtimi i gabuar i kësaj çështje nuk duhet të barazojë institucionet e shtetit.

Reagimi zyrtar i ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani

“Mbështes plotësisht shqetësimin e shprehur ditën e djeshme nga Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Donald Lu në lidhje me mos arrestimin e shtetasit Klement Balilit.

Gjej rastin t’ju informoj, se sikurse edhe mund të jeni në dijeni prej 7 muajsh dhe në mënyrë të përsëritur e kam shprehur dhe publikisht këtë shqetësim.

Mostrajtimi apo trajtimi i gabuar i kësaj çështje nuk mund t’i barazojë institucionet e shtetit në përgjegjësi dhe as të luhet “ping-pongu” i radhës.

Ligji shqiptar përcakton qartë se kush arreston, kush ndalon, kush akuzon dhe kush dënon persona të përfshirë në shkeljet e ligjit.

Ministri i Drejtësisë vetëm ndihmon me transmetim leter- porosish dhe/ose përkthim zyrtar të dosjeve. Këtë detyrë e kemi bërë në kohë rekord.

Kush ka kuriozitet mund të vijë në pranë institucionit t’i verifikojë, sipas rregullave të informacionit të klasifikuar.

Ping-pongun e përgjegjësive e kam denoncuar gjithnjë si të keqen më të madhe që ka sot sistemi.

Prandaj askush të mos fshihet pas alibive të sajuara, por të marrë përgjegjësitë që i jep ligji dhe t’i ushtrojë.

Përsëris qëndrimin tim të palëkundur se kushdo që ka shkelur ligjin duhet të ndëshkohet pa dallim!”

Etiketa: donald luKlemend Balilireagimylli manjani
Pas

Eurozona pezullon dhënien e borxhit grek, shkak bonusi i pensionistëve

Para

Dështimi i Reformës Zgjedhore irriton të vegjlit, padi në Kushtetuese

Para
Dështimi i Reformës Zgjedhore irriton të vegjlit, padi në Kushtetuese

Dështimi i Reformës Zgjedhore irriton të vegjlit, padi në Kushtetuese

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rinumërimi në Durrës, Kalaja: U premtuan 295 kuti, u hapën vetëm 154

Kryeministri polak Donald Tusk paralajmëron “patrullat qytetare” në kufi: Veprimet janë të paligjshme

Reuters: Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

Merz i kërkon Trumpit rifillimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën, në fokus sistemet Patriot

Situata e zjarreve në vend: 14 vatra të raportuara, 10 të shuar dhe 4 ende aktive

Ndërpritet rryma në centralin bërthamor Zaporizhja, Ukraina akuzon Rusinë

Kurti pret deputetë britanikë: Diskutim për mbrojtjen, investimet dhe Procesin e Berlinit

Mbyllet rinumërimi i votave dhe për qarkun e Durrësit

SHBA “kërcënon” BE-në: Tarifa 17% për eksportet bujqësore evropiane

“Rusia ka përdorur gjerësisht armë kimike në Ukrainë”, Holanda bën thirrje për sanksione më të ashpra

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.