Pas deklaratave të forta të ambasadorit LU se klanet mafioze kontrollojnë Shqipërinë, ka reaguar edhe ish-gazetari i kronikës Flamur Vezaj.
Ai thotë se ambasadori tha ato që ka thënë gjithmonë por përsëri nuk ndodh asgjë, ndërkohë që policë dhe drejtues polici vazhdojnë t’u fallen të “fortëve”.
“Sipas tij krimineltë brenda qelive nuk i’u mungojnë telefonat, thikat, takimet jashtë çdo rregulli, ushqime me catering nga jashtë, alkooli, femra (fatkeqesisht) e deri te pistoletat e kjo jo vetëm në rrethe por edhe ne paraburgimet ne Tiranë”, shkruan Vezaj.
POSTIMI:
Foli perseri Ambasadori Lu! Ai tha po ata qe ka thene gjithmone keto tre vitet e fundit dhe perseri asgje! Burgjet vazhdojne te kontrollohen dhe menaxhohen nga te fortet ose thene ndryshe KRIMINELET brenda qelive qe nuk i mungojne telefonat, thikat, takimet jashte cdo rregulli, ushqime me catering nga jashte, alkooli, femra (fatkeqesisht) e deri te pistoletat e kjo jo vetem ne rrethe por edhe ne paraburgimet ne Tirane! Policia me sakte shume drejtues policie i “falen” te forteve ku edhe paguhen per sherbimin si ne rastin e Elbasanit apo si drejtori i Beratit (rasti fundit) aksidenton kalimtar, iken nga vendi ngjarjes e shkon e rregullon makinen brenda nates dhe del i paster edhe pse tabulatet (qelizat) e telefonit e nxjerrin zbuluar! Prokurori e Gjyqesor, qe kundrejt shumave te ndryshme dhe me nderhyrjen e politikes te ndryshojne akuzen nga vrases ne viktime! Politikane qe cdo kater vite i kerkojne voten krimineleve te zonave te caktuara dhe me pas per 4 vite ai politikane behet mbrojtes i tij! Biznese qe lulzojne cdo dite e vazhdojne te pastrojne para te hashashit e trafiqeve te ndryshme, si ne ndertime e ne biznese te tjere duke deklaruar xhiro miliona leke cdo muaj e nderkohe 10 artikuj shesin ose sherbejne gjithe diten ne qender te Tiranes! Kriminel te denuar jashte Shiperise dhe qe drekojne e darkojne me ministra, deputete e kryetar bashkie, ku mes tyre vazhdojne te jene edhe ne Parlament se ne keshilla bashkiak ka me shumice…….etj etj… #Shqiperi_moj_e_mjera_Shqiper#
(B.H/Shuplaka)