Presidenti serb, Aleksander Vuçiç ka komentuar deklaratën e kancelares Angela Merkel në lidhje më kufijtë e Kosovës dhe Serbisë.
Vuçiç ka deklaruar se me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi do të vijojnë bisedimet në Bruksel
“Ata që e shohin më gjerësisht deklaratën e Merkelit duhet ta dinë se për Merkelin dhe për të gjithë botën Perëndimore, me përjashtime të vogla, Kosova është një shtet sovran, me territor të paprekshëm”, ka thënë Vuciç,
“Ajo tashmë na ka “demarkuar”, duke e ndarë Kosovën nga Serbia”, ka thënë Vuciç, duke iu referuar deklaratave të Merkelit, e cila një ditë më parë u shpreh se një gjë e tillë nuk mund të nodhë.
(E.V/Faxweb.al)