Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Arsimin, Albana Vokshi, i ka reaguar ashpër ministres së Arsimit Lindita Nikolla pas deklaratës së saj kundër kreut të opozitës Basha i cili në lidhje me asfiksimin e nxënësve në Bulqizë u shpreh i shqetësuar dhe revoltuar për mungesën e sigurisë në ambientet shkollore.
Vokshi thotë se Lindita Nikolla nuk duhet të merret me opozitë dhe dhe të sulmojë kreun e s PD-së duhet të mbajë përgjegjësi për rrezikimin e shëndetit të nxënësve.
Vokshi thotëe së në vendu e tjera kolegët e Nikollës japin dorëheqjen në të tilla raste.
DEKLARATA E PLOTË:
Eshte tronditese kur nje nene, nje grua, nje deputete, nje ministre si Lindita Nikolla, ne vend qe te mbaje pergjegjesi per rrezikimin e shendetit te nxenesve ne Shupenze te Bulqizes sulmon opoziten dhe Kryetarin e saj per faktin e vetem se Basha percolli shqetesimin publik per helmimin e te rinjve.
Lindita Nikolla duhet ta kishte thyer heshtjen duke u kerkuar ndjese nxenesve dhe familjareve te tyre per helmimin e shkaktuar. Kjo eshte me e pakta, sepse ne vende te tjera kolege te Lindita Nikolles japin doreheqjen, kur sistemi qe drejtojne deshton ne sigurimin e jetes se femijeve ne shkolle nga pakujdesia apo nga korrupsioni.
Lindta Nikolla duhet te heshtte sot dhe jo te sulmonte opoziten, sepse qeveria e saj deshmoi qe nuk e ka prioritet arsimin. Buxheti i vitit te ardhshem do te investoje ne arsim njesoj si vendet e pazhvilkuara afrikane, duke bere hapa mbrapa, krahasuar edhe me vitin 2013.
Lindita Nikolla duhet te heshtte sot edhe sepse ne dy vitet e fundit 26 mije femije shqiptare e kane braktisur Shqiperine si rezultat i rrenimit te vendit nga papergjegjshmeria e qeverise se Edi Rames.
DEKLARATA E NIKOLLËS NDAJ BASHËS:
Zoti Basha!
Në çdo vend normal dhe bashkësi normale njerëzish nuk ndodh kurrë që politika të bëjë hesapet e veta, teksa ka rënë një fatkëqësi, ciladoqoftë e për çfarëdo arsye qoftë!
Sot ne të gjithë po merremi me femijët e Shupenzës dhe ju siguroj se falë angazhimit të të gjithëve, ata fëmijë po marrin shërbimin e duhur në kohën e duhur. Ndërsa ju po bëni hesapet tuaja, duke mos pritur as deri nesër për të vazhduar muzikën e stonuar të gramafonit tuaj, me akuza e revolta kundër qeverisë.
Disa vite më parë, u vranë 26 vetë dhe u hodhën në erë qindra shtëpi zoti Basha dhe koha më pas, tregoi edhe si edhe pse u shkrumbua një fshat i tërë, 15 minuta larg qendrës së Tiranës. Por atë ditë, në ato orë tmerri kombëtar, Edi Rama, atëherë në rolin që ju keni sot, u tregua njeri normal i një bashkësie njerëzish normalë dhe nuk u mor me hesapet e veta politike. Besoj ju kujtohet! Madje armiku që ju ka verbuar sytë dhe errësuar komplet arsyen, mori në kurriz edhe shumë akuza e shpotitje të pamerituara për “rrahjen e shpatullave” të kryeministrit në deren e spitalit.
Po ju sot?
Ju sot vazhduat me avazin tuaj vulgar të çdo dite, duke vazhduar të bëni sikur nuk ishte qeveria juaj e vjetër që e la Shqipërinë dhe arsimin në pikën më të zezë të hallit! Ne nuk kemi bërë asnjë mrekulli, kemi ndryshuar gjëra dhe edhe më shumë do t’i ndryshojmë, po një gjë është e sigurtë: Mes nesh dhe jush, mes Edi Rames e teje, ka një ndryshim të madh, si në ditë të mira si në ditë të vështira.
Është ndryshimi mes njerëzve normalë që duan ta bëjnë normal këtë vend, duke mbajtur në kurriz prej katër vjetesh, të gjithë trashëgiminë e rëndë të keqqeverisjes suaj të gjatë dhe politikanëve anormalë. Të cilët këtë vend e duan vetëm kur i mban ata në kurriz ose përndryshe, janë gati t’i vënë shqelmin çdo ditë për të mos e lënë askënd të jetojë dhe punojë normalisht.
Ju qofshi!
REAGIMI I BASHËS
Po ndjek nga afer gjendjen e nxenesve te gjimnazit te Shupenzes, te asfiksuar ne oren e mesimit nga gazi karbonik. Duke ju uruar sherim sa me te shpejte te rinjve qe po marrin mjekim ne Bulqize dhe Peshkopi si dhe per nxenesen e sjelle ne Tirane ne gjendje me kritike se te tjeret, shpreh keqardhjen dhe revolten per pasigurine e ambjenteve qe vene ne rrezik shendetin e nxenesve ne shkolla. Investimet ne shkolla nuk mund te behen pjese e babezise qeveritare qendrore apo lokale. (B.H/Faxweb)