Deputetja Jozefina Topalli, e ftuar në studion e ABC News ka deklaruar se prej dy muajsh, shtëpia e saj është vënë nën mbikqyrje dhe se çdo lëvizje e saj dhe familjes së saj monitorohet.
Mirëpo ajo nuk dha më shumë detaje se nga kush monitorohej.
“Ka dy muaj që shtëpia ime ruhet nga njerëz që kush hyn dhe kush del të pijë kafe. Kjo është sjellja më mjerane.
Gjëja e vetme që më kujton, është Edi Ramën që sulmon Islamin. Unë ndoshta kam lindur e deklasume. Kjo s’ka ndodh as në komunizëm”, tha Topalli.
Ndër të tjera deputetja Topalli ka folur edhe për marrëdhënien e saj me kryeopozitarin Lulzim Basha, i cili nuk e bëri pjesë të listave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 qershorit.
Topalli e cila do i mungojë parlamentit të ardhshëm, tha se gjithçka nisi në shkurt të vitit 2014-ës kur Basha bëri një urdhër që në zgjedhjet lokale të mos kandidonin deputetë apo kryetarë seksionesh që kishin humbur në zgjedhjet e 2013-ës.
“Ky urdhër ishte i paprecedentë dhe unë i kam shkuar në zyrë dhe jam përplasur me të. Ai më dha të drejtë por urdhri qëndroi në fuqi dhe atë e shkeli vetë Basha, që është humbës në zgjedhje dhe rikandidon brenda partisë. Sipas standardeve të Berishës atij nuk do t’i shkonte ndërmend që të rikandidonte”, tha Topalli.
(D.D/Shuplaka)