Opozita e bashkuar ka dalë mem një deklaratë të përbashkët sa i përket përmbylljes së kodifikimit me consensus të dakordësisë së 5 Qershoprit për Reformën Zgjedhore teksa thekson se është shënuar kështu një kontribut real i opozitës për plotësimin e njërit prej 15 kushteve të kërkuara nga BAshkimi Euyrpian për negociatat.
Në këtë deklarata ndër të tjera kërkohet nga qeveria që ti përmbahet angazhimit për miratimin e Reformës Zgjedhore pa asnjë ndryshim, duke hequr dorë nga manòvrat apo pròvokimet, që do të minònin konsensusin e arritur midis fòrcave politike.
Më tej, opozita e bashkuar klërkon funksionimin sa më parë të KQZ-së si dhe nuk lë pa përmendur kontributin e partnerëve ndërkombëtarë duke shprehur edhe falenderimet ndaj tyre në këtë process.
DEKLARATË E OPOZITËS SË BASHKUAR
Sot është përmbyllur kodifikimi me konsensus i Dakordësisë së 5 Qershorit për Reformën Zgjedhore, duke shënuar një kontribut real të opozitës për plotësimin e 1 nga 15 kushtet për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Opozita e Bashkuar kërkon miratimin pa vonesa të draftit të depozituar zyrtarisht në Kuvend, sipas Marrëveshjes Politike të 14 Janarit.
Qeveria duhet t’i përmbahet angazhimit për miratimin e Reformës Zgjedhore pa asnjë ndryshim, duke hequr dorë nga manòvrat apo pròvokimet, që do të minònin konsensusin e arritur midis fòrcave politike. Zbatimi sa më parë i ndryshimeve ligjore do të mundësonte jetësimin e garancive shtesë, përfshirë fillimin nga puna sa më parë të KQZ për implementimin e identifikimit biometrik. Opozita e Bashkuar falenderon edhe njëherë partnerët ndërkombëtarë për ndihmën e çmuar që kanë dhënë gjatë procesit dhe për nxitjen e palëve politike drejt këtij konsensusi që i hap rrugë zgjedhjeve
(F.GJ/FAXWEB.AL)