Pas deklaratës së sotme të kreut të Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, i cili tha që Shqipëria është në rrezik nga tërmete të rrezikshëm si të 1967-ës, ka plasur një debat se sa e mundur është kjo të ndodhë.
Ekspertët nga Instituti i Gjeoshkencave, japin shpjegimin e tyre shkencor ndëse parashikohen apo jo tërmete në Shqipëri, mbi të gjitha të kësaj rrezikshmërie.
Në një prononcim për Top Channel, Rrapo Ormenit, kërkues shkencor në këtë institut thotë se tërmetet mund të parashikohen por jo në kohë.
“Tërmetet mund të parashikohen, sepse studimet sizmiologjike kanë parashikuar zonat më aktive të vendit tonë. Por nuk mund të parashikohen në kohë, sepse tërmetet kanë procese të ndërlikuara në brendësi të tokës dhe shkenca e Sizmiologjisë e shekullit të kaluar kërkon bazën e saj të matjes së të dhënave, që të arrijë të parashikojë dhe kohën e saktë”, të cilën nuk e konsideron absolute.
“Ka një logjikë shkencore, sipas të cilës tërmetet mesatare si këto të vendit tonë mund të përsëriten një herë në 50 vite, ndërsa tërmetet e fuqishme që janë me magnitudë mbi 7 e kanë një herë në 100 ose deri në 130 vite ciklin e tyre të përsëritjes, e zakonisht ato bien në zonat që sipas Gjeoshkencës rezultojnë aktive. Por koha është e sigurtë që nuk matet, përtej parashikimeve, pasi mund të bien një herë në 100 vite, por mund të bien edhe dy tërmete në 150 vite”, thotë më tej Ormeni.
Më tej, eksperti ka treguar se segmenti Elbasan-Dibër ka një thyerje tërthore sizmiogjene, Vlorë, Lushnje, Elbasan, Dibër, ka qenë dhe është zona më aktive në vendin tonë. (D.D/Shuplaka)
Nje budalla hedh nje gur ne lume per te fshehur pa aftesin e tij. Dhe njerzit e shkret rin e arsyetojn se pse dhe si mund te ndodhi termeti. Po ku di Shem mavria nga termetet ca rrini e ja shpjegoni kot. Shema po vjedh e po mbush thaset me lek dhe ja futi kot si agua qe mos te neren me punen e tij kaq e thjesht eshte.