Lidhur me reagimin e kryeministrit Rama pas raportit të DASH, kryeredaktori Romir Saraçi tha se nuk ishte kundërvënie por deklaratë për konsum publik.
I ftuar në studion e emisionit ‘Të Vaksinuarit’ në Fax News Saraçi u shpreh se Rama ka gjithmonë një kartë për tu paraqitur i besueshëm, siç ështe teza e anketës së tij me idenë që po e mbështesin shqiptarët për çdo vendim.
Romir Saraçi: Deklaratën e bëri për konsum publik se sa si kundërvënie.Ishte deklaratë sfiduese por nuk e ka fuqinë për tju kundërvënë, zgjidhjen nuk e ka gjetur plotësisht te DASH, raportet vit pas viti kanë ardhur duke u përkeqësuar, flitet për vjedhje votash, patronazhistët, reforma në drejtësi e gjithë këto minuse janë kosto e madhe për Ramën në raport me partnerin amerikan.
Mbase Rama ka gjetur fijet e tij që i duhen në ambasadë por po ta shohim me vëmendje Yuri Kim tregohet e kujdesshme me postimet. Me atë reagim Rama nuk i është kundërvënë raportit, sic edhe në të shkuarën sa herë ka raporte edhe në media por edhe politike këto komentohen shumë pak, zgjat një ose dy ditë. Sa herë flasim për reagime të ambasadës amerikane në vend ka një shtrirje më të gjerë.
Pyetje: Si e patë vizitën në Gjermani në raport me Open Ballkan?
Saraçi: Nuk kishte konkluzion si vizitë, Rama e theksoi në konferencë se mbështetja është për integrimin por nuk u përmend për përshpejtim të këtij procesi. Ndërsa për Open Ballkan Gjermania është e prerë, e ka thënë 3 herë kancelari gjerman që është Procesi i Berlinit.
Pyetje: Pse gënjen kryeministri?
Saraçi: Në momentin që Rama pyetet në konferencë, ai nxorri tezën tjetër të sondazhit të tij, që tani e mbështesin shqiptarët, ai e ka gjithmonë një kartë. Përderisa është në mandatin e tretë do të thotë se e ka gjetur mekanizmin për tu besuar.
(E.D/faxweb.al)