Ministria e Jashtme ruse ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Rama dhe presidentit të Kosovës Thaçi, lidhur me bashkimin kombëtar në rast se shtyhet pafundwsisht procesi i integrimit europian për dy vendet.
Sipas Moskës zyrtare, themelet e stabilitetit po tronditen.
“Një kurs i ri politik është miratuar për të ri-kufizuar kufijtë në Ballkan, e cila në mënyrë të pashmangshme do të rrisë potencialin e konfliktit. I tillë është konteksti i deklaratave të kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe “kreut” të vetë-shpallur të pavarur të Kosovës, Hashim Thaçi, për gatishmërinë e tyre për bashkimin e forcave në një shtet të vetëm, Shqipërinë e Madhe. Këtyre deklaratave u bëri jehonë Jonuz Musliu, kreut i komunës jugore të Luginës së Preshevës, kryesisht të populluar nga shqiptarët, të cilët njoftuan vullnetin e rajonit për t’u bërë pjesë e shtetit të zgjeruar. Një pjesë e të njëjtit kontekst është edhe Platforma e njohur e Tiranës e miratuar nga partitë etnike shqiptare në Maqedoni dhe duke rrezikuar këtë shtet. Padronët kryesorë të Tiranës dhe Prishtinës – Shtetet e Bashkuara dhe BE – ose mbeten të heshtur ose lëshojnë shprehje të zakonshme të pakuptimta”, -thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme ruse.
MPJ ruse bie kështu dakord me vlerësimet e kryeministrit serb, Presidentit të zgjedhur Aleksandar Vuçiç, dhe ministrit të Jashtëm Ivica Daçiç, të cilët dënuan retorikën e politikanëve shqiptarë dhe kërkuan një përgjigje nga Brukseli. (M.D/ Shuplaka)