Pas deklaratës së Kryeministrit shqiptar Edi Rama se Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një president të përbashkët, ka reaguar Bashkimi Europian.
BE nëpërmjet zëdhënëses, Catherine Ray ka dalë kundër Ramës duke thënë se këto deklarata mund të interpretohen si ndërhyrje politike në vendet fqinjë.
BE shton se këto deklarata janë të papranueshme.
“Deklaratat që mund të interpretohen si një ndërhyrje politike në vendet fqinje nuk ndihmojnë në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore.BE pret që në të gjithë rajonin të vazhdojë ndërtimi i marrëdhënieve konstruktive dhe bashkëpunuese.BE ka vazhduar të mbështesë parimet e pajtimit dhe bashkëpunimit në këtë rajon”.,ka thënë Ray.
(F.G/Faxweb.al)