05:17 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Deklarata e Saimir Pirgut/ Studentja ka një kërkesë: Nëse nuk na jepni dot një dorë, ju lutem…

22:55 | 04/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Deklarata e Saimir Pirgut/ Studentja ka një kërkesë: Nëse nuk na jepni dot një dorë, ju lutem…

Studentja dhe aktivistjas Gresa hasa ka reaguar ndaj deklaratës së bërë përpara pak ditësh nga tenori i njohur Saimir Pirgu, i cili deklaroi se i duheshin 200 mijë shfaqje që të rekuperojë dëmin e një gome të djegur.

Hasa shprehet se e ka ndjekur jashtëzakonisht shumë veprimtarinë e tenorit të njohur si dhe ka marrë pjesë në një sërë shfaqjesh të tij, duke theksuar si I ka kërkuar dikur që të vinte më shpesh në Shqipëri që të bënte shfaqje.

Nga ana tjetër ajo e ka kritikuar Pirgun për deklaratën e tij, duke argumentuar sot zaptohen  rrugët, protestohet dhe qytetarët janë  të gatshëm t’i vënë flakën jo vetëm gomave, por sipas saj,  godinave të pushtetit në e kërkoftë rasti, pasi kushtet e tmerrshme ku ndodhet Shqipëria më 2019, thotë Gresa Hasa, “na shpien drejt veprimeve që na vjedhin së pari, kaq shumë nga vetja e kjo sepse jeta e liria janë të shtrenjta!”.

Ajo e mbyll reagimin e saj të bërë në rrjetet sociale kështu: “Do të doja t’i kujtoja shumëkujt si puna e Pirgut se Shqipëria po të ishte ky vendi i mrekullueshëm, përplot shance dhe fryte, ju nuk do të ishit larguar nga këtu për të mos u kthyer më kurrë por Shqipëria nuk është ky vend e ne po duam ta bëjmë të tillë, ndaj, nëse s’na jepni dot një dorë në këtë përpjekje që po na kushton rininë e kokën, atëherë, ju lutem, heshtni”.

Reagimi i plotë:

Më kujtohet se si do të hiqja para mënjanë kur isha në shkollë të mesme dhe më vonë, në të lartën, vetëm për të ndjekur shfaqjet e Saimir Pirgut në Teatrin e Operas dhe Baletit, duke pritur me padurim për to. Madje, “Vuajtjet e djaloshit Verter” të Gëtes kam shkuar ta shoh dy herë, vetëm prej Pirgut.

Interpretimi ishte i jashtëzakonshëm dhe do të më shoqëronte gjatë pasi të dilja nga salla. Gjatë atyre viteve të adoleshencës i pata shkruar privatisht tenorit të talentuar, duke e pyetur nëse mund të vinte më shpesh të interpretonte në Shqipëri se ne nuk kemi teatro si të Nju Jorkut, Londrës apo Parisit, por e duam artin, të bukurën, të mirën, të drejtën ndaj dhe sot zaptojmë rrugët e protestojmë dhe jemi të gatshëm t’i vëmë flakën jo vetëm gomave, por godinave të pushtetit në e kërkoftë rasti, pasi kushtet e tmerrshme ku ndodhemi më 2019, na shpien drejt veprimeve që na vjedhin së pari, kaq shumë nga vetja e kjo sepse jeta e liria janë të shtrenjta!

Ne mendojmë se meritojmë një jetë më të mirë, një jetë normale, ku frutat në tavolinë s’janë luks; ku shkollimi nuk është privilegj por e drejtë; ku spitalet kanë ilaçe; ku të paturit e një teatri për të qenë, në të cilin artistët nuk i zë pneumonia e nuk i bien dërrasat kokës, është nevojë urgjente po aq sa pajisja me libra e bibliotekave.

Do të doja t’i kujtoja shumëkujt si puna e Pirgut se Shqipëria po të ishte ky vendi i mrekullueshëm, përplot shance dhe fryte, ju nuk do të ishit larguar nga këtu për të mos u kthyer më kurrë por Shqipëria nuk është ky vend e ne po duam ta bëjmë të tillë, ndaj, nëse s’na jepni dot një dorë në këtë përpjekje që po na kushton rininë e kokën, atëherë, ju lutem, heshtni.

 

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: Gresa HasaSaimir Pirgu
Pas

Basha tregon avantazhet e tij dhe të Ramës, thirrja që ka për ndërkombëtarët

Para

Transportonte drogë në sabratorin e makinës, arrestohet një person

Para
Trafikonin drogë nga Shqipëria, arrestohen dy shqiptarë

Transportonte drogë në sabratorin e makinës, arrestohet një person

Discussion about this post

 



Të Fundit

Korporata e Investimeve Shqiptare autorizohet për rehabilitimin e “Asllan Rusit” dhe realizimin e projekteve në Elbasan

VKM/ Këshilli i Ministrave miraton vendimin për organizimin dhe funksionimin e policimit vullnetar

Katastrofë në Zvicër! Akullnaja “gllabëron” gjithë fshatin

Gonxhja- Biggs, firmoset marrëveshja për hartimin e Strategjisë Kombëtare të Ekonomisë Kreative

Rekord vizitorësh në maj, Kalaja e Gjirokastrës priti 30 mijë turistë

Rusia e gatshme për paqe? Trump: Do ta zbulojmë nëse po na mashtron…

Udhëtoi për Shqipëri, nëna shqiptare në Gjermani gjobitet se hoqi fëmijët nga shkolla

Tre persona akuzohen në Gjermani për spiunazh dhe komplot për vrasje

Dueli ndaj Serbisë, përgatitjet e Shqipërisë nisin në qetësinë e Durrësit

Zgjerimi i nismave humanitare, Zelensky takohet me pastorin amerikan Graham

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.