Në përfundim të punimeve të Konferencës së 27-të, Shefat e Mbrojtjes së Iniciativës SHBA-Karta e Adriatikut (A5) miratuan edhe Deklaratën e Përbashkët, ku riafirmohet angazhimi për të qëndruar së bashku kundër luftës së paligjshme, të pajustifikueshme dhe të paprovokuar të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, e cila ka shkatërruar paqen dhe stabilitetin në zonën euroatlantike dhe ka dëmtuar rëndë sigurinë në rajonin tonë dhe globalisht.:
“Ne dënojmë, në termat më të fortë, shkeljen e dukshme të Kartës së Kombeve të Bashkuara nga Rusia dhe ndikimin e luftës së Rusisë në pjesën tjetër të botës. Ne përshëndesim popullin ukrainas për rezistencën e tij të guximshme dhe shprehim simpatinë dhe ngushëllimet tona për humbjen dhe vuajtjen e tyre”, – thuhet në deklaratën e përbashkët të Përfaqësuesve të lartë ushtarakë të Iniciativës SHBA-Karta e Adriatikut, ku bëjnë pjesë: Bosnjë-Hercegovina, Kroacia,Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, me pjesëmarrjen e komandantit të Komandës Evropiane të SHBA-së, njëherësh komandant i Forcave Amerikane në Europë, gjeneral Christopher G. Cavoli.
Në solidaritet të plotë me popullin e Ukrainës, vendet riafirmojnë synimin për të vijuar mbështetjen në këtë luftë. “Ne jemi të përkushtuar për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme që mbështet parimet e Kartës së OKB-së, në veçanti sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë. Mbështetja kolektive për Ukrainën konfirmon mirëkuptimin tonë të ndërsjellë se bashkëpunimi me aleatët dhe partnerët është jetik për aftësinë tonë kolektive për t’iu përgjigjur sfidave aktuale dhe të ardhshme”, – thuhet në deklaratën e përbashkët.
<iframe width=”637″ height=”360″ src=”https://www.youtube.com/embed/HzkVACB6yUk” title=”Deklarata e Shefave të Mbrojtjes së Iniciativës SHBA-Karta e Adriatikut” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” referrerpolicy=”strict-origin-when-cross-origin” allowfullscreen></iframe>