Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, me anë të një postimi në rrjetet sociale ftonte ndjekësit e tij ta ndihmonin për të zgjidhur një dilemë.
Sipas tij, Ditën e Verës që është me 14 shkurt është parashikuar që të jetë kohë me shi dhe pyet nëse mos do të ishte më mirë që aktivitetet që janë përgatitur në kuadrin e kësaj feste të zhvillohen ditën e dielme datë 17 mars që I bie 3 ditë më vonë.
Statusi i plotë i Veliajt:
Hej! Më ndihmo 1min me një dilemë! ?
Të gjitha parashikimet e motit e japin Ditën e Verës dt.14 shi me gjyma! ⛈?☔️
Kemi përgatitur 50 aktivitete për fëmijë e të rritur! A mos ja vlen të tregohemi të zgjuar e t’i bëjmë festimet të Dielën datë 17? ???
(E enjtja pushim gjithsesi.)
Pas këtij statusi nga ana e kryebashkiakut, të shumta kanë qenë regimet ku shumica prej tyre e kritikojnë Veliajn për mënyrën se si e ka drejtuar bashkinë më të madhe në vend.
Pedagogu dhe aktivisti i njohur Ervin Goci, e quan këtë deklaratë të Veliajt si të vetmin konsultm publik të bërë nga ana e tij me qytetarët e Tiranës që prej vitit 2015 kur edhe është zgjedhur në krye të Bashkisë, pasi sipas tij, e ka përdhunuar qytetin me beton në çdo centimetër të mundshëm.
Sipas Gocit, është shumë e qartë që asnjë vendimarrje publike nuk do sondohej, nese nuk do ishte marrë përpara. “Kjo është thjeshtë sa për ta veshur shtrigën nuse”, e mbyll ai reagimin.
Ervin Goci. Ky eshte i vetmi konsultim publik qe prej 2015-tes me qytetaret e Tiranes, pasi e ka perdhunuar qytetin me beton ne çdo centimeter te mundshem.
Dhe pyetja eshte, si thoni ju, a ia vlen me u terheq nga miljona para te vjedhura per nje grusht shi? Dhe pergjigja racionale ne kete rast, eshte qe kushdo qe do te ishte ne vendin tend, sidomos kur je hajdut ordiner, nuk do terhiqej ; ne kete aspekt publiku eshte me ty.
Publiku eshte shume i qarte qe asnje vendimarrje publike nuk do sondohej, nese nuk do ishte marre perpara. Kjo eshte thjesht sa per ta veshur shtrigen nuse.
Shkrimtarja dhe aktivistja, Flogerta Krypi duke komentuar deklaratën e mësipërme të kryebashkiakut, shkruan në rrjetet sociale duke ironizuar Veliajn: “Unë mendoj që përveç kësaj Velo duhet të bëjë dhe një sondazh nëse duhet të ketë 34 shkronja alfabeti i gjuhës shqipe. Se shkronjat “ë” dhe “ç” nuk na duhen më.
#kaloimortjaponuktëpa”
Elona Caslli, një tjetër aktiviste shkruan: “Përpara se të kërkoni ndihmë për “dilemën”, kërkoni ndihmë për shqipen e shkruar Z. Kryebashkiak”, duke treguar edhe gabimet drtejtshkrimore në statuisin e Veliajt.
“Mediopauza- Ovulacioni mendor i mediokërve. Fabrizio Caramagna Post Scriptum- Një festë kombëtare nuk është një piknik familjar, të cilin, mund ta shtysh në kohë për shkak të motit. Përpara se të kërkoni ndihmë për “dilemën”, kërkoni ndihmë për shqipen e shkruar Z. Kryebashkiak. * petgatitur- gabim – përgatitur- saktë* ja vlen – gabim- ia vlen- saktë”, shkruan Caslli.
Ndërkohë, emigranti dhe aktivisti Genc Sejko, i njohur si njeriu i memeve ka bërë këtë reagim në rrjetet sociale:
Gjithashtu të shumta kanë qenë edhe reagimet dhe komentet në statusin e Erion Veliajt, ku disa komentues e kritikojnë për drejtshkrimin dhe disa të tjerë bëjnë ironi dhe batuta.
(F.GJ/FAXWEB.AL)