Pas deklaratës së zëdhënësit të qeverisë gjermane, Steffen Seibert, se vendet e Ballkanit nuk do anëtarësohen në BE pa zgjidhur problemet me fqinjët dhe pa kryer reformat, ka reaguar presidenti i Komisionit Europian, Jean Claud Junker.
Pak para publikimit të strategjisë për zgjerimin e BE-së, Junker ka thënë se viti 2025, i përmendur disa herë nga eurodeputetët për vendet e Ballkanit, nuk është një datë fikse, por një datë motivuese.
“Nuk kemi thënë që në 2025 ballkani do jetë brenda në BE. 2025 datë treguese, motivuese . Vendet të motivohen për të vijuar rrugën e reformave. Asnjë vend në BE nuk do hyjë pa zgjidhur mosmarrëveshjet dypalëshe, ”mësohet të jetë shprehur Junker.
Më herët zëdhënësi i qeverisë gjermane tha:
“E qartë është që këto kandidatë kanë ende për të bërë reforma të zgjeruara në vendet e tyre. Nuk do të ketë anëtarësime automatike, për shkak të datave që janë vendosur më parë”.
(F.G/Faxweb)
Discussion about this post