Kreu i partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Rama sot nga Berati i cili në lidhje me ndihmën ekonomike që u është hequr shumë personave tha se po luftohen abuzuesit.
Madje kryeministri shkoi edhe më tej, duke thënë se ka persona që preferojnë 50 mijë lek ndihmë ekonomike në muaj se sa të punësohen me 400 mijë lek në muaj.
Basha thotë se realiteti flet vetë, ndërsa pyet nëse ka njeri që I beson mashtrimit të Ramës.
“A ka njeri që e beson mashtrimin e Ramës sot nga Berati se njerëzit preferojnë të marrin 50 mijë lekë ndihmë ekonomike në vend që të punësohen me rroga 400 mijë lekëshe???
Realiteti flet vetë me gojën e këtyre banorëve të Beratit, aty ku banda qeveritare po harxhon sot e nesër miliona lekë për ekskursionin e fundjavës, por asnjë kacidhe për njerëzit në nevojë ekstreme”, shkruan Basha në Facebook.
(B.H/Faxweb)