Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka reaguar lidhur me deklaratën e Ramës sot ku në konferencën me Mogherinin tha se ka zëra skeptikë që i vënë shkopinj nën rrota Shqipërisë në rrugën e saj drejt BE-së.
Vasili thotë se Rama ishte versioni negativ i Don Kishotit pasi skeptikët janë ata që në vendet e tyre kanë ndërtuar shtete ligjore dhe me standarte, ndërsa kryeministri ynë është një rrënues i vendit.
Postimi i plotë:
Rama u tregon vendin skeptikeve europiane,cfare humori….
Rama si versioni negativ i Don Kishotit u tregon vendin skeptikeve europiane.Ç’humor i zi….
Po kush jane skeptiket:
Jane lokomotivat e ekonomise europiane
Jane vendet e standartit me te larte ne zgjedhje
Jane vendet e shtetit ligjor model
Po kush kryeministri butaforik i Shqiperise:
Eshte rrenuesi i ekonomise se vendit te tij.
Eshte hajduti i zgjedhjeve dhe mbeshtetesi i krimit te organizuar e trafiqeve.
Eshte ai qe la Shqiperine pa sistem drejtesie qe nga gjykata kushtetuese
Ndaj rrofte Kryeministri i shkaterrues i shtetit te tij.
Poshte skeptiket qe kane ndertuar shtete qe ndricojne me ekonomine dhe demokracine e tyre.
Ka te drejte kryeministri yne, kurre te mos u ngjajme demokracise se ketyre skeptikeve qe jane edhe ata pjese e kazanit,duhet t’i ngjajme demokracise se droges dhe krimit se kryeministrit,kjo e fundit do te na coje perpara……drejt humneres.
(B.H/Faxweb)
Shumë i paqartë je, o Petrit. Sipas teje, duhet t’i tejkalojmë ata, pataj të na hapin derën?!