00:06 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Deklarata shokuese e Eliza Dushkut: Jam abuzuar seksualisht në moshën 12 vjeçare

15:01 | 13/01/2018
në Aktualitet, Bota, Flash, Kryesore, Kulturë, ShowBiz, Te Fundit, Te Gjitha
0
Deklarata shokuese e Eliza Dushkut: Jam abuzuar seksualisht në moshën 12 vjeçare

Të gjitha gratë e famshme nëpër botë më në fund kanë gjetur guximin të rrëfejnë të gjitha eksperiencat e këqija që kanë pasur në jetë, përsa i përket abuzimeve seksuale.

Nuk ja merrte mendja askujt, por edhe aktorja shqiptare me famë botërore, Eliza Dushku ka përjetuar një eksperiencë të tillë.

Nëpërmjet një statusi tronditës në Facebook, Eliza ka rrëfyer se është abuzuar seksualisht në moshën 12 vjeçare, ndërkohë që xhironte filmin “True Lies”.

‘Kur isha 12 vjeçe, ndërkohë që filmonim për “True Lies”, jam abuzuar seksualisht nga Joel Kramer, një prej koordinatorëve të dublantëve më të rëndësishëm në Hollyëood.

Që prej asaj kohe, më ka munduar mënyra se si dhe kur ta thoja këtë, nëse do ta thoja ndonjëherë. Asokohe, e ndava atë që më ndodhi me prindërit, dy miq të rritur dhe një prej vëllezërve të mi të mëdhenj. Askush nuk ndihej gati të përballej me këtë temë tabu atëherë dhe as unë vetë.

25 vite më vonë, e mbaj mend qartësisht sesi Joel Kramer më bënte të ndihesha speciale, sesi metodotikisht krijoi besimin tek unë dhe tek prindërit e mi, sesi më ngacmonte prej muajsh, sesi më çoi në dhomën e tij të hotelin në Miami duke u premtuar prindërve të mi se do të më çonte të notoja në pishinën e dublantëve dhe se pas saj do të provoja sushi për herë të parë.

I mbaj mend si të ishte sot sesi mbylli perdet dhe uli dritat, ku më vuri me saktësi në një prej dy krevateve, çfarë filmi vuri në televizor (Coneheads), sesi u zhduk në banjë dhe doi më pas i zhveshur, duke mbajtur vetëm një peshqir të vogë duarsh rreth belit.

Mbaj mend çfarë kisha veshur (xhinset e mia të shkurtra të preferuara në ngjyrë të bardhë, fatmirësisht, të sigurta mjaftueshëm që të mund t’i mbaja veshur). E mbaj mend si më shtriu në krevat, më mbështolli me trupin e tij gjigant dhe fërkohej pas meje. Më tha këto fjalë: ‘Nuk do të të zërë gjumi tani zemër, mjaft bëre sikur po fle!’ dhe vijonte të fërkohej me forcë dhe shpejtësi ndja trupit tim të ngurtësuar.”

“Kur ‘mbaroi’, më tha: ‘Mendoj se duhet ët bëjmë kujdes…’ e kishte fjalën që të mos i thosha njeriu. Unë isha 12 vjeçe, ai 36. Mbaj mend sesi më vonë, taksisti më shihte në pasqyrë kur Joel Kramer më uli në prehrin e tij në sediljen e pasme dhe më shtrëngoi dhe u eksitua sërish. Sytë e mi nuk iu ndanë atyre të taksistit gjatë udhëtimit të gjatë nga Miami tek hoteli im.”- ka rrëfyer Dushku.

Dhe sipas aktores ishte pikërisht Kramer ai që kujdesej për sigurinë e saj në sheshxhirim, ku i duhet të varej nga lartësi të mëdha, e lidhur me pajisjet që ia vinte në trup pikërisht abuzuesi i saj.

Eliza gjithashtu ka rrëfyer sesi ia kishte treguar këtë histori një mikeshës së saj të rritur, e cila ia kishte përplasur në fytyrë 36-vjeçarit.

Në të njëjtën ditë aktorja u plagos gjatë një skene të rrezikshme në sheshxhirim, ku theu brinjët.

“Shpresoj që kjo deklaratë e imja të ndihmojë viktima të tjera të abuzimeve që të ngrenë zërin dhe të dëgjohen,”- mbyll rrëfimin e saj Eliza.

(F.M/Faxweb)

JOEL KRAMER
Etiketa: abuzimeliza dushkuseksual
Pas

DENONCIMI I RËNDË/”Alaudin Malaj futi djalin e dajës që të më godiste me levë” (VIDEO)

Para

Pezullohen pa asnjë justifikim 6 drejtorë njësish të UKT-së

Para
Punësoi 18 punonjës gjatë fushatës, zv/kryeministrja çon në prokurori UKT

Pezullohen pa asnjë justifikim 6 drejtorë njësish të UKT-së

Discussion about this post

 



Të Fundit

Annalena Baerbock zgjidhet presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Rusia në marrëveshje me dy alternativa me Ukrainën mbi armëpushimin pas dështimit të diskutimeve në Stamboll

Anëtar i delegacionit ukrainas: Rusia refuzoi një armëpushim pa kushte në Stamboll

Përfundon ndërhyrja nga ajri në vatrën e zjarrit në Darëzezë, monitorimi vijon nga toka

“Mungojnë mbi 130 mijë fletë votimi”, KQZ i përgjigjet kërkesës së PD: Ja sa janë të papërdorura

Trump dënon ashpër sulmin në Kolorado: Terrorizmi s’do të tolerohet në Amerikë

Bill Gates do ta dhurojë shumicën e pasurisë 200 miliardë dollarë për Afrikën

Kriza politike në Kosovë, Haxhiu: Opozita ka një inat irracional

Fier/Prefekti Arben Çuko: Flakët në Darëzezë po vihen nën kontroll, ndërhyrja nga ajri po jep rezultat

Kërcënoi me jetë vajzën e Melonit/ Tenton vetëvrasjen profesori, piu alkool me medikamente

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.