Një deklaratë tronditëse është bërë pasditen sotme nga gazetari investigative, Artan Hoxha kur tha se një pjesë e ish-komandove kur kthehen nga misionet e NATO-s, mbeten të papunë.
Por ajo çfarë është akoma më e keqe sipas tij ka të bëjë me faktin se këto komando janë përdorur edhe si ekzekutorë për grupet e strukturuara kriminale.
Këto deklarata Hoxha i bëri në “Top Talk”, ndërsa ishte duke folur për krijimin e strukturës së re policore, FAST.
“Nuk kam dyshim për përgatitjen e këtyre djemve. Madje më vjen mirë që një pjesë e trupave tona paqeruajtëse në Afganistan dhe Irak, që kanë qenë përballë një armiku real, po shfrytëzohen sepse janë harxhuar miliona lekë, ata janë makineri e luftës kundër krimit dhe po përdoren për rendin dhe sigurinë. Ndërkohë, kolegë të tyre vitet e fundit i kemi parë t’i përdorin grupet e strukturara kriminale. Pra ne kemi komando të FA-së tashmë të lënë pa punë që janë kthyer në ekzekturorët e grupeve kriminale, të cilët janë të ftohtë, të pamëshirshëm dhe të vështirë për t’u kapur”, tha Hoxha.
(F.GJ/FAXWEB.AL)