Partia Demokratike ka reaguar nëpërmjet ish-deputetit të saj Endri Hasa në lidhje me deklaratat e avokatit të Edmond Begos i cili i quajti ‘flluska sapuni’ akuzat për afera korruptive me tenderët publikë.
Më herët PD kërkoi që Operacioni ‘Forca e Ligjit’ të niste me verifikimin e pasurisë së Edmond Begos, i cili sipas saj ka përfituar miliona nga tenderat publikë në sajë të miqësisë me Taulant Ballën.
Kjo akuzë u pasua me një reagim nga avokati i Begos, Ardian Leka i cili i bëri thirrje PD-së të shkojë në prokurori e të marrë çdo hetim që është bërë mbi pasurinë e klientit të tij.
I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i selisë blu, nëpërmjet ish-deputeti të saj Endri Hasa i cili ka këshilluar Taulant Ballën të mos fshihet pas avokatit të mikut të tij, por të dalë e ta mbrojë vetë.
Postimi i Hasës:
Taulant Balla të mos fshihet pas avokatit të mikut të tij trafikant droge, por të dalë nga skuta e tij luksoze dhe ta mbrojë vetë Edmond Begon. Pasuria e mikut të Taulant Ballës duhet të jetë që sot objekt verifikimi nga ligji anti KÇK, pasi Edmond Bego është i dënuar për trafik ndërkombëtar droge.
Pas miqësisë me Taulant Ballën, Edmond Bego ka marrë mbi 14 milionë euro para publike në mënyrë të paligjshme.
1. A gjen dot Policia rrugën që të verifikojë mikun trafikant droge të Taulant Ballës?
2. A do të verifikojë edhe pushtetarët që po e mbështesin atë për të pastruar paratë e drogës me projektin 60 milion euro të zhvendosjes së Lumit Lana ?
Me propagandë bajate nuk mund të mbulohet dot e vërteta: KÇK nuk e lufton dot KÇK!
Discussion about this post