Pas deklaratave të ministrit të Jashtëm të vendit tonë, Ditmir Bushati, lidhur me dialogun me Athinën dhe çështjes çame, ka ardhur reagimi i parë nga pala greke.
Opozita greke përfaqësuar nga Shefi për Marrëdhëniet me Jashtë te “Demokracia e Re”kërkon shpjegim nga ministri i Jashtëm, Nikos Kotzias, për deklaratat e Bushatit.
Kumotsakos ka thënë gjithashtu se duhet të marrë fund koha kur qytetarët informohen për çështje kaq të rëndësishme nga mediat.
“Deri kur qytetarët do informohen nga mediat? A do të zbatohen pretendimet e zotit Bushati? Çështja çame nuk ekziston, jo subjekt i marrëdhënieve greko-shqiptare”, mësohet të ketë thënë Kumotsakos.
Më herët, ministri Bushati ishte shprehur se Greqia dhe Shqipëria ishin duke diskutuar në tavolinë për çështjet që i mbajnë palët larg njëra-tjetrës, përfshirë këtu dhe çështjen çame.
(F.G/Faxweb)