Deklaratat e Elvis Naçit kanë shkaktuar një debat të fortë në opinonin publik. Për studiuesin Redi Shehu, i ftuar në emisionin “Opinion” për të diskutuar në lidhje me këtë temë tha se nëse një deklaratë e tillë siç imami Naçi ka bërë, të ishte bërë nga një psikologe, pjesa më e madhe e femrave do të shkonin në palestër, kjo sepse do ta besonin më shumë.
“Sepse ajo që thotë një psikologe është diçka korrekte dhe këtu nis problemi”, tha Shehu.
Sipas tij ekziston një skemë, fatkeqësisht, e paramenduar, e keqinformimit dhe mllefit, sidomos kur bëhet fjalë për një myslimanin dhe Islamin në përgjithësi. (B.H/Shuplaka)