Pas deklaratës për media të Presidentit të vendit Ilir Meta ka reaguar dhe Elisa Spiropali Ministre e Shteti për Marrëdhënien me Parlamentin.
Sipas saj veprimi i Presidentit është për të qarë hallin por njëkohgësisht edhe për të qeshur duke e krahasuar atë me aktor humori.
Duket se reagimi i Spiropalit ka ardhur pas fjalës së Metës ku shprehet se konsensusi është gjendur tek këmbëngulja e palëve për të mos dialoguar.
E gjeta konsensusin tek këmbëngulja e të dyja palëve për të mos dialoguar! Këtë e thote Presidenti i Shqiperisë, jo Bes Kallaku i Portokallisë. Duhet pranuar se kemi një president jo vetëm për të qarë hallin, po edhe për të mos harruar gazin?
— Elisa Spiropali (@elisaspiropali) June 11, 2019