Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Luan Rama ka deklaruar se përsa u përket deklaratave të ditës së djeshme të ndërkombëtarve në lidhje me situatën politike, tha se qëndrimet e tyre ishin të dobishme. Rama theksoi më tej se LSI e ka bërë të qartë që është e rëndësishme ulja në tryeze dhe të realizohen zgjedhje në interes të shqiptarëve dhe të marrin fund këto marrëzi politike.
“Qëndrimet e ndërkombëtarëve janë të dobishme për aq sa janë të balancuara. Problemi është krijuar për shkak të papërgjegjshmërisë politike të shqiptarëve dhe zgjedhja do të vijë për shkak të arsyes dhe për t’ju shmangur marrëzive politike që janë krijuar në këtë vend. Boll kosto kanë krijuar në këtë vend për qytetarët shqiptarë, por edhe për gjithë procesin e integrimit të Shqipërisë marrëzitë politike. Ka ardhur koha e përgjegjësisë politike dhe interesit të shqiptarëve. LSI e ka bërë të qartë dhe unë e kam bërë, që është e rëndësishme ulja në tryezë dhe të realizohen zgjedhje në interes të shqiptarve.”, u shpreh Luan Rama.
Vetëm një ditë më parë ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Grabiel deklaroi: Askush nuk e kupton në Gjermani dhe në Europë pse pak para zgjedhjeve, kërkohet qeveri teknike, kjo është e pakuptueshme. Interesi kombëtar i një opozite nuk mund të jetë kaosi. (J.V/Shuplaka)